UBT

Të burgosurit s’kërkojnë falje të dënimit

/ 2 minuta lexim
Eco Higjiena

Disa mendojnë se 28 Nëntori është festë e zyrtare. Disa e dinë që kjo ditë nuk është festë zyrtare me ligj, por e quajnë ditë historike. Këtë fakt e kanë kuptuar edhe të burgosurit. Asnjë nga ta nuk ka dërguar kërkesë për falje tek organet përkatëse, tek të cilat drejtohen lutjet për falje të dënimeve apo ulje të tyre.

Kërkesat për falje fillimisht dërgohen tek Shërbimi Korrektues i Kosovës, e nga këtu ato procedohen në Ministrinë e Drejtësisë ku një komision shqyrton dhe pastaj i dërgon te presidenti për nënshkrim.

Mobi Casa

Por si duket të burgosurit e kanë lënë që këtë ta bëjnë për festën e Vitit të Ri dhe Ditës së Pavarësisë së Kosovës më 17 Shkurt.

Të dyja këto festa janë në kalendarin e festave zyrtare të Kosovës. Në Ministrinë e Drejtësisë konfirmojnë se asnjë kërkesë për falje nuk është bërë nga të burgosurit. “Nuk kemi ndonjë kërkesë për falje dhe as për ulje të dënimit nga të burgosurit për 28 Nëntorin”, thanë për Tribunën nga zyra për komunikim publik në Ministrinë e Drejtësisë…(Tribuna).