UBT

Të arrestuarit pranojnë se ishin nisur për në ISIS

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Tahir Isufi ua kishte paguar biletat Ismajl Zenelit e Nora Zuzakut në rrugëtimin e tyre për në Siri. Por ky udhëtim, që kishte për qëllim bashkëngjitjen në organizatën terroriste ISIS, është ndërprerë nga Policia turke, e cila iu kishte rënë në gjurmë tre kosovarëve se e kanë ndarë mendjen t’i bashkohen grupeve të ISIS-it në Siri e Irak. Tre kosovarët kishin udhëtuar nëpërmjet Aeroportit të Shkupit në drejtim të Stambollit, ku edhe janë arrestuar nga Policia turke, e cila më pas i ka kthyer në Maqedoni.

Me të hyrë në territorin e Kosovës në pikëkalimin kufitar Hani i Elezit, Tahir Isufi, 29-vjeçar nga rrethina e Mitrovicës, Ismajl Zeneli, 21-vjeçar nga Sllatina e Vushtrrisë, dhe Nora Zuzaku, 20-vjeçare nga Gjilani, janë arrestuar të dielën nga Policia e Kosovës. Ndërsa të martën ndaj tyre është caktuar masa e paraburgimit në kohëzgjatje prej 30 ditësh. Para gjyqtarit që e ka caktuar masën e paraburgimit, Ismajl Zeneli e ka pranuar veprën penale, ndërsa ka thënë se ishte nisur me qëllim që t’i bashkohej grupit ISIS në Siri.

Mobi Casa

Një pranim të njëjtë të veprës penale të “Pjesëmarrjes në grupe terroriste” e ka bërë edhe Nora Zuzaku, derisa Tahir Isufi e ka zbatuar të drejtën ligjore për t’u mbrojtur në heshtje. Ndonëse Isufi është mbrojtur në heshtje, siç mëson gazeta, Ismajl Zeneli pos para gjykatës ka dhënë deklaratë edhe para hetuesve policorë, ndërsa ka treguar se nga familja e tij nuk e kishte marrë asnjë të hollë, por udhëtimin drejt Stambollit ia kishte paguar Tahir Isufi./zeri/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.