FIDANISHTJA

Të ardhurat për kokë banori në Kosovë, më të ulëtat në rajon

/ 3 minuta lexim
Eco Higjiena

Republika e Kosovës vazhdon të ketë vlerat më të ulëta të Bruto Produktit Vendor (BPV) për kokë banori, krahasuar me vendet e rajonit.

Edhe Berim Ramosaj, profesor në Fakultetin Ekonomik në Universitetin e Prishtinës, shprehet për Radion Evropa e Lirë, se krahasuar me vitet tjera, ka pasur rritje të Bruto Produktit Vendor, por kjo shumë nuk siguron standard dhe nuk gjeneron mirëqenie të mirë jetësore për qytetarët e Kosovës.

“Pa mirëqenie nuk mund të fitosh as shkollim, dije, shërbim social, shoqëror dhe as arsimor. Kështu që është nivel shumë i ulët, por duke marrë parasysh se ku kemi qenë dhe ku jemi, besoj që do të ketë efekte në të ardhmen”, thotë Ramosaj.

Ramosaj shprehet se autoritet kompetente duhet të krijojnë kushtet e të bërit biznes, duke filluar nga industria e prodhimit, në mënyrë që Kosova të ketë mundësi të rrisë zhvillimin e përgjithshëm ekonomike, rrjedhimisht edhe Bruto Produktin Vendor.

“Duke marrë parasysh zhvillimin ekonomik që e kemi shumë të ulët, nuk ka mundësi që për këtë periudhë BPV-ja të jetë më e lartë. Mirëpo, pretendohet që Kosova nëse dëshiron të jetë krahas vendeve tjera, pa dyshim duhet të rrisë prodhimin dhe shërbimin vendor. Krejt ajo që krijohet brenda një viti në një shoqëri siç është Kosova dhe atëherë kur pjesëtohet me numrin e banorëve padyshim se del më e lartë”, shprehet Ramosaj.

KKVITI

Rukiqi: Kosovës i duhen dekada për të arritur standardin e BE-së.

Kurse Ismail Kastrati konsideron se sundimi i rendit dhe ligjit, eliminimi i korrupsionit dhe krimit ekonomik, siguron rritjen e të ardhurave të Bruto Produktit vendor për kokë banori.

“Autoritetet në rend të parë duhet të krijojnë siguri ligjore për të tërhequr investime të huaja direkte dhe krijimin e vlerave të reja të shtuara, do të thotë investim në sektorin e prodhimit. Vetëm kjo do të krijonte mundësinë e rritjes se Bruto Produktit dhe atë jo vetëm nga konsumi, por nga prodhimi. Aktualisht determinante e rritjes se BPV- se është konsumi, i cili pjesërisht financohet nga remitencat”, thekson Kastrati.

Në anën tjetër, Bruto Produkti Vendor për kokë banori në vendet e Bashkimit Evropian është 29,396 euro. E për të arritur vendet e Ballkanit Perëndimor këtë vlerë të të ardhurave, sipas Bankës Botërore nevojiten rreth gjashtë dekada.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.