Hidromorava

Të akuzuarit për trafikim, lirohen nga akuzat

/ 3 minuta lexim
FIDANISHTJA

Gjilan – Gjykata e Apelit ka liruar nga akuzat Driton Hodën dhe Avdyl Morinën të akuzuar për trafikim me qenie njerëzore. Gjykata e Apelit nuk ka gjetur prova se e dëmtuara Mejreme Allko nga Shqipëria është sjellur me dhunë në Kosovë, por ajo ishte e ve dhe ka ardh me dëshirë në Hodonovc të Kamenicës është thënë në arsyetimin e Gjykatës. Kurse avokati mbrojtës Shemsedin Pira tha për rajonipress se provat ishin shumë të fuqishme dhe në favor të klientit të tij Avdyl Morina.

Gjykata e Apelit e kryesuar nga kryetari Fillim Skoro ka liruar nga akuzuat Driton Hodën, Sylejman Ndojën dhe Avdyl Morinën të akuzuar për veprën penale “trafikimi me qenie njerëzore”, raporton rajonipress.

Ky rast kishte bërë bujë në mediat kosovare dhe ishte cilësuar si rast i kontrabandimit, por provat e shtjelluara nga Gjykata e Apelit kanë vërtetuar se e dëmtuara nga Shqipëria Mejreme Allko nga Kukësi nuk ishte sjellur me dhunë në Hodonovc të Kamenicës, meqë ajo ishte e ve.

Në aktgjykimin e Gjykatës së Apelit e cila ka ndryshuar aktgjykimin e Gjykatës Themelore të Gjilanit, duke liruar tani nga akuzat Driton Hodën, Sylejman Ndojwn dhe Avdyl Morinën thuhet se nuk ka elemente të veprës penale të trafikimit me njerëz.

ARKATANA

Sipas aktgjykimit Mejreme Allko nuk është sjellur në mënyrë të dhunshme apo të detyruar në Kosovë.”Nga vet deklarata e Mejreme Allkos rrjedh se me të akuzuarin Sylejman Ndoja e dëmtuara ka raporte të mira. E dëmtuara Mejreme është e ve dhe burri i ka vdekur, derisa edhe të akuzuarit Avdyl Morina i ka vdekur gruaja dhe ishte i interesuar për martesë. Mejreme Allko ka dhënë pëlqimin për të udhëtuar për në Kosovë derisa ajo me vullnetin e saj të lirë ka ardhë në Hodonovc të Kamenicës ku ka fjetur një natë dhe pasi nuk i kanë pëlqyer kushtet familjare në të cilat ka jetuar i akuzuari Avdyl Morina ka vendosur të kthehet në Shqipëri” thuhet në aktgjykim.

Tutje thuhet se nuk ka asnjë element objektiv të rekrutimit tek Avdyl Morina të transportimit apo veprimeve tjera inkriminuese.

Avokati mbrojtës Shemsedin Piraj tha se klienti i tij Avdyl Morina që nga dita e parë e ka mohuar kategorikisht kryerjen e veprës së ngarkuar. “Provat nganjëherë janë shumë kokëforta dhe të pakthyeshme. Edhe në këtë rast ndonëse me një ulje të reputacionit familjar për klientin tim, megjithatë Gjykata e Apelit vendosi drejtë dhe në dobi të provave që nuk e ndërlidhnin Avdyl Morinën me veprën e trafikimit” tha Pira. /rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.