ARKATANA

Të akuzuarit e mundshëm nga EULEX-i do të gjykohen në Kosovë

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Hetimi i akuzave për korrupsion në EULEX i është besuar një prokurori që nuk ka më shumë se dy vjet përvojë pune, shkruan sot Koha Ditore.

Prokurori Armend Hamiti, së bashku me një prokuror të EULEX-it, janë ngarkuar për të hetuar të gjitha akuzat për korrupsion, ku besohet se janë përfshirë zyrtarë të lartë të EULEX-it, siç është kryeprokurorja Jaroslava Novotna dhe ish-kryetari i Asamblesë së Gjyqtarëve të EULEX-it, Francesco Florit.

Në një deklaratë të lëshuar nga Prokuroria e Shtetit thuhet se hetimet janë kompetencë e Prokurorisë së Shtetit të Kosovës. Nëse do të ketë aktakuzë, të dyshuarit pritet të dalin para drejtësisë në Kosovë.

FIDANISHTJA

Hetimet kanë nisur pas zbulimit që ka bërë “Koha Ditore” të disa aferave korruptuese me bazë të fortë dyshimi. Kryeprokurorja e EULEX-it, Jaroslava Novotna, dhe ish-kryetari i Asamblesë së Gjyqtarëve të EULEX-it, Francesko Florit, kanë rënë në përgjim të Task Forcës kundër korrupsionit, duke komunikuar dhe takuar sekserë të ndryshëm. Ata besohet se janë përfshirë në afera për mbylljen e rastit penal kundër Fatmir Limajt, Ilir Tolajt dhe në rastin e shpërthimit në lokalin “Sekiraça”. Përfshirja e tyre në veprime të rënda joligjore konfirmohet në përgjime telefonike të hetimeve dhe në biseda të zyrtarëve të EULEX-it.

Gishtin kundër tyre shoqëruar me materiale konkrete e ka drejtuar prokurorja e Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Maria Bamieh

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.