HW

TC ‘Kosova e Re’ iu prezantohet kompanive me renome botërore

/ 2 minuta lexim
HW

Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Blerand Stavileci së bashku me ekipin e Njësisë për Implementimin e Projektit Termocentralit “Kosova e Re” dhe këshilltarët strategjikë nga “IFC” po merr pjesë ekspozitën më të madhe në botë për industrinë e energjisë “POWER – GEN” që mbahet në SHBA, ku prezantohen zhvillimet e fundit të teknologjisë, me theks të veçantë në zgjidhje të reja dhe inovative për të ardhmen e këtij sektori.

Në këtë ekspozitë po marrin pjesë rreth 1400 kompani dhe më shumë se 22 mijë pjesëmarrës.

Në margjinat e kësaj vizite, delegacioni i udhëhequr nga ministri Stavileci ka takuar dhe kanë biseduar me përfaqësuesit e kompanive me renome botërore siç janë: “GE”, “Mitsubishi Hitachi”, “Siemens”, “Doosan”, “Babcock & Wilcox”, “Toshiba”, “Foster Wheeler”, “Bechtel”, etj.

Mobi Casa

“Të gjitha kompanive i është prezantuar projekti i Termocentralit “Kosova e Re” dhe fazat e ardhshme të tij, pas shpalljes ofertues i preferuar kompaninë amerikane “Contour Global”, në cilësinë e investitorit dhe operuesit të projektit”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Zhvillimit Ekonomik.

Kompanitë e lartpërmendura kanë shprehur interesimin dhe gatishmërinë e tyre për të qenë pjesë e procesit të ndërtimit, duke ofruar zgjidhjet më të mira teknologjike që kanë në posedim, e që u prezantuan edhe gjatë kësaj ngjarjeje.

Ndryshe, involvimi i këtyre investitorëve potencialë në projektet e vendit do të hapte një kapitull të ri në zhvillimin e fushës së energjisë, por edhe të fushave të tjera me interes të madh për ekonominë e Kosovës. /Zëri/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.