United Hospital

Tayna: Unë punoj shumë, paguaj faturat e mia dhe mbaj veten

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Reperja e njohur shqiptare, Tayna, gëzon një sukses që jo shumë bashkëmoshatare të saj kanë fatin ta kenë.

Ajo është vetëm 24 vjeçare, teksa gëzon një famë të madhe në mbarë trevat shqiptare si një nga reperët më në zë të skenës.

Të ardhurat e mira nga muzika, duket se i kanë mundësuar reperes me prejardhje nga Prizreni që të bëjë një jetë mjaft të mirë dhe luksoze.

Ajo madje është e pavarur dhe nuk gëzon mbështetje nga askush, duke qenë në gjendje të ia plotësojë vet dëshirat vetes.

Eco Higjiena

Këtë Tayna e ka theksuar në një fotografi të fundit të publikuar në InstaStory, ku shfaqet teksa i jep makinës, e ndërsa në mbishkrimin e saj përmend të mirat që ka si një femër e pavarur.

“Unë punoj shumë, paguaj faturat e mia dhe mbaj veten. Jam e pavarur. Kur të më shihni, ta dini se vetëm unë jam. Unë nuk jam e mbajtur, unë bëj mbajtjen, të dashur. Tani kjo është një lloj tjetër krenarie vajza”, ka shkruar 24-vjeçarja.

Përndryshe, është përfolur se ajo shumë shpejt do të vijë në një bashkëpunim të ri me reperin Mozzik, në një këngë e cila do të ketë fjalor eksplicit. /Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.