Fundamenti

Taulanti mund t’i thotë “PO” Zvicrës!

/ 3 minuta lexim
Uji Dea

Një vit më parë vendosi të luante me Shqipërinë dhe në dhjetor ai mori shtetësinë shqiptare. Por të mërkurën i pyetur me kë do të kishte dëshirë të luante Taulant Xhaka është lëkundur.

Një ideje për ta ftuar në Përfaqësuesen e Zvicrës nga përzgjedhësi, Vladimir Petkoviq e ka vënë në dyshim të paktën në fjalët që thotë Taulant Xhakën. “Një ftesë nga Zvicra. Do të ishte fantastike të luaja me Granitin”, është shprehur për Sport.ch, Taulant Xhaka, sipas të cilëve, bindja e mbrojtësit të Baselit për të ardhmen në Kombëtare duket se ka ndryshuar.

Taulant Xhaka mori shtetësinë shqiptare në dhjetor. Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bujar Nishani, asokohe ka firmosur dekretin me emrin e lojtarit. Ky i fundit, që në një moment të parë së bashku me vëllain e tij refuzuan Shqipërinë, tani do të jetë pjesë e kuqezinjve. Grumbullimi i tij me Kombëtaren mund të ndodhë që në ndeshjen e radhës së ekipit përfaqësues. Taulant Xhaka e kishte pranuar kohë më parë se zgjedhje e tij e parë ishte Zvicra.

Mobi Casa

Por, pasi ekipi helvetik nuk e deshi, ai vendosi për opsionin e dytë, që ishin Kuqezinjtë. Futbollisti kosovar ka kaluar nëpër grupmoshat e ndryshme të Zvicrës, por kur erdhi momenti të kalojë në përfaqësuesen A, Otmar Hitzfeld nuk e mori asnjëherë në konsideratë. Sigurisht, 22-vjeçari ka mbetur i zhgënjyer për këtë fakt. “Një telefonatë do të ishte e mjaftueshme për të më bërë të mendoj. Nuk do ta zgjidhja Shqipërinë, por isha i zhgënjyer nga Zvicra”, deklaroi Xhaka për “Blick”, disa muaj më parë.

“Pastaj, Shqipëria e ka treguar se me të vërtetë më do, kështu që vendosa ta pranoj këtë ftesë. Pasi u mendova mirë, vendosa ta pranoj këtë ftesë”, shtoi mbrojtësi prishtinas në muajin qershor. Ai beson se tek Shqipëria do të mund ta tregojë veten dhe se do të jetë i dobishëm për kuqezinjtë. Gjithsesi, ëndrra për të luajtur kundër vëllait të tij, Granitit, apo krah tij është ende e hapur. Të shohim se çfarë do të ndodhë. Enigmat shtohen edhe më shumë sepse vetëm pak ditë më parë FSHF e konsideron dhe e ka regjistruar si shqiptar.

“Taulant Xhaka edhe zyrtarisht do të luajë për Shqipërinë. Ka mbërritur në zyrat e Federatës Shqiptare të Futbollit përgjigja e FIFA-s, në lidhje me aktivizimin e tij për ngjyrat kuqezi të kombëtares shqiptare të futbollit. Nga ky çast, ai mund të aktivizohet në çdo moment nga trajneri Gianni de Biasi. Përgjigja zyrtare e FIFA-s, ishte e domosdoshme për aktivizimin e lojtarit, i cili më parë, ka luajtur për ekipet e moshave të Zvicrës, deri në nivelin e U-21. Më pas, ai ka zgjedhur Shqipërinë por për të luajtur kërkohej aprovimi i FIFA-s që erdhi sot(25 qershor)”, shkruante FSHF në faqen e saj një muaj më parë, transmeton ‘Sport-Ekspres’ ne Shqiperi.