ARKATANA

Taulanti: Graniti e di forcën tonë

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Kur kanë mbetur vetëm dy muaj e gjysmë nga starti i Euro 2016, ndërsa Shqipëria ka hyrë në fazën vendimtare të përgatitjeve.

Megjithë vështirësitë në finalet e evenimentit në Francë, ambiciet nuk mungojnë, ndërsa Taulant Xhaka ka edhe formulën për të synuar një paraqitje të suksesshme.

“Është faza më e rëndësishme për ne. Shpresoj ti kalojmë me sukses këto dy ndeshje dhe më pas të shohim. Dëshira është ta kalojmë grupin, edhe pse e dimë që Franca, Zvicra dhe Rumania janë skuadra shumë të forta. Duhet të luajmë njësoj si kemi bërë në kualifikuese”.

Prej hedhjes së shortit, mesfushori i Baselit ka qenë në qendër të vëmendjes, edhe prej përballjes me Zvicrën, ku do të ketë si kundërshtar vëllanë më të vogël, Granitin.

FIDANISHTJA

“Kam folur me Granitin dhe më ka thënë që i kemi shanset shumë të mira, pasi kemi skuadër të fort dhe kompakte dhe askush nuk do ta ketë të lehtë. Edhe Zvicra është favorite, pasi ka lojtarë shumë të mirë. Gjithsesi ne shohim punën tonë”.

Taulant Xhaka shpreson që fanellat e reja të jenë fatsjellëse, ndërsa beson te mbështetja e tifozëve në Francë.

“Fanellat janë shumë të bukura dhe shpresojmë të na sjellin shumë suksese. Di që në Francë ka shumë shqiptarë dhe presim që të na përkrahin edhe atje, ashtu si na kanë mbështetur deri më tani”.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.