Taulanti: Busquets? Unë jam Xhaka

/ 1 minutë lexim

Mbrojtësi i kombëtares shqiptare të futbollit refuzon të krahasohet me yllin e Barcelonës për lojën që po tregon te Basel. Taulant Xhaka, kur krahasohet me futbollistin e njohur të Barcelonës buzëqeshë, pasi që mendon se kjo është e tepërt.

“Unë jam Taulanti. Unë nuk e krahasoj veten me lojtarët e tjerë”, tha ai për gazetën, Basler Zeitung, transmeton Sporti1.

Uji Dea

Xhaka tha se do të luaj sipas kërkesave që ka trajneri i tij te Baseli. Kur ekipi kundërshtar ka topin, Xhaka avancohet në një mesfushor defanziv nga pozita e lojtarit të krahut duke e bërë atë lojtar me dy pozita.

Trajneri portugez, Paulo Sousa është i kënaqur me lojën e futbollistit të kombëtares shqiptare. “Ai mund të luaj në disa pozita, në mënyra të ndryshme. Kjo është shumë e kënaqshme nga ajo çfarë ai bën për ekipin”. /Telegrafi/