UBT

Taulant Xhaka vendos për Shqipërinë

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Kështu, Taulanti do të ketë mbase rastin të luajë më 11 tetor në ndeshjen Shqipëri-Zvicër kundër vëllait të tij, Granitit

Pas Amir Abrashit, edhe një tjetër futbollist shqiptar nga Zvicra vendos të luajë për kombëtaren e Shqipërisë. Fjala është për Taulant Xhakën, vëllanë e madh të Granit Xhakës. Edhe ky sikur Abrashi ka luajtur në të gjitha kategoritë e kombëtares zvicerane deri në U21 por së fundi, nuk është ftuar në kombëtaren A.

Taulanti, i huazuar gjatë sezonit të kaluar nga FC Basel te FC Zürich, do t`i kthehet sërish Bazelit. Ndërsa lidhur me vendimin e tij për të luajtur për kombëtaren shqiptare ai thotë: “para tri javësh kam marrë ofertë nga Shqipëria. Pasi kam menduar gjatë, kam vendosur ta pranoj. Ata më kërkonin, thoshin se duan të më kenë patjetër në skuadër”.

ARKATANA

Ndërkaq siç shprehet për blick.ch, nga ekipi i Hitzfeldit nuk ishte bërë askush i gjallë. “Një telefonatë do të mjaftonte për të më treguar se mendojnë për mua. Por kështu si ka ndodhur, jam zhgënjyer nga Zvicra”, ka thënë Xhaka për blick.ch.

Duke u përcaktuar për kombëtaren e Shqipërisë, Taulanti do të ketë mbase rastin të luajë më 11 tetor në ndeshjen Shqipëri-Zvicër kundër vëllait të tij, Granitit.

“Unë kam folur me Granitin. Ai dhe familja e respektojnë vendimin tim. Kjo, edhe pse ata do të dëshironin më shumë që ne të luanim bashkë, në një skuadër”./albinfo/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.