Taulant Xhaka porosi Serbisë nga Zvicra

Taulant Xhaka vendoset përsëri në lajmin kryesor në media. Kësaj radhe janë mediat zvicëriane ato që nisin ditën me lajmin për Taulant Xhakën.
Në ndeshjen me Basel, Xhaka është fotografuar duke mbajtur dorën lart, gjest i cili është komentuar në mënyra të ndryshme. Disa media e quajnë me sfond politik gjestin e Xhakës, ndërsa vetë futbollisti ka dhënë një sqarim pas ndeshjes, ku ka komentuar edhe situatën në Beograd.
“Unë i dërgova falënderime nga zemra familjes time me këtë gjest. Ju mund ta interpretoni në mënyra të ndryshme, por e vërteta është kjo. Gjesti në Beograd ka të bëjë me gjakun tim. Unë nuk lejoj askënd që të nëpërkëmbet flamuri im. Ai flamur është bërë me gjak, dhe unë kam gjak shqiptari. Ne kemi qenë të sulmuar atje tërë kohën dhe pritej një përfundim i tillë nga ta” ka thënë Taulant Xhaka./Indeksonline/