UBT

Taulant Xhaka po e mashtron Kombëtaren shqiptare?

/ 2 minuta lexim
Fundamenti

U ftua tri herë, mirëpo asnjëherë nuk u paraqit në grumbullimin e Kombëtares shqiptare. As në grumbullimin që po mbahet tani, Taulant Xhaka nuk është pjesëmarërs, përkundër se ishte ftuar.

Mbrojtësi kosovar, Taulant Xhaka, nuk do të debutojë nesër me Kombëtaren e Shqipërisë për sfidën ndaj Rumanisë.

Ndonëse pritej që Taulanti të debutonte pikërisht në këtë sfidë, ai nuk u paraqit fare në grumbullimin e ‘kuqezinjve’, duke u arsyetuar me lëndim.

Graniti kohë më parë mori një lëndim muskulor, mirëpo stafi i skuadrës shqiptare po dyshon se një arsyetim i tillë mund të jetë vetëm sa për t’i ikur debutimit me Shqipërinë.

Eco Higjiena

Mos-paraqitja e Xhakës në grumbullimin e Kombëtares nuk i ka pëlqyer fortë as përzgjedhësit, Gianni De Biasi.

“Ҫfarë po ndodh me Taulant Xhakën? Nuk e di. Ua thashë edhe në konferencën për shtyp se për shkak të dëmtimit, nuk do të jetë në skuadër. Më shumë se kaq nuk di se çfarë t’ju them…”, tha për Panorama Sport, De Biasi.

Ndryshe, Taulanti ka kohë që ka marrë pasaportën e tij, duke qenë një ‘dhuratë’ e familjes Xhaka për Shqipërinë, pasi vëllai i tij i vogël, Graniti, luan me Zvicrën