ARKATANA

Taulant Xhaka konfirmon të ardhmen

/ 1 minutë lexim
FIDANISHTJA

Baseli i Taulant Xhakës ka kaluar me lehtësi në çerekfinale të Europa League pasi eliminoi Frankfurtin duke e mposhtur në të dy ndeshjet.

Futbollisti shqiptar ka dhënë një intervistë për mediumin zviceran “Blick Sport” ku ndër të tjerash ka folur edhe për karrierën e tij.

Xhaka e ka potencuar se dëshiron të mbyll karrierën te Baseli dhe kërkon të nënshkruaj kontratë derisa t’i varë këpucët.

“Unë gjithmonë kam thënë se nëse Presidenti do të më jepte një kontratë deri në fund të karrierës time, unë do ta nënshkruaja menjëherë. Qëllimi im është të përfundoj karrierën time në Basel. Nuk dua të luaj më për asnjë klub tjetër“, ka thënë Xhaka për Blick.

Hidromorava

Megjithatë, mesfushori i kombëtares shqiptare ka pranuar se i shqyrton ofertat që vijnë nga klubet tjera.

“Sigurisht që i shikoj me familjen. Por siç thashë, kur presidenti i FCB më jep një kontratë, unë e nënshkruaj atë“, ka thënë ndër të tjera ai.

Xhaka ka një kontratë me Baselin deri në verën e vitit 2021.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.