Mobi Casa

Taulant Xhaka e fton Granitin në Basel, ëndërron të luajë prapë bashkë me të

/ 2 minuta lexim

Taulant Xhaka e ka zbuluar ëndrrën më të madhe që e ka në futboll.

Futbollisti kosovar do të donte pa masë që një ditë të luajë prapë përkrah vëllait të tij, Granit Xhaka.

Ky i fundit po shkëlqen në fanellën e Arsenalit dhe është pjesë mjaft e rëndësishme e skuadrës së Mikel Artetas, e cila është favorite për ta fituar titullin e kampionit në Premierligë, shkruan “Gazeta Express”.

Sidoqoftë, vëllai i tij më i madh shpreson që pas disa vitesh, Xhakat të bëhen bashkë prapë dhe e ka ftuar yllin e “Gunners”, i cili këtë sezon deri tash i ka realizuar tre gola dhe i ka bërë pesë asistime, t’i bashkohet atij në Basel në fund të karrierës.

“Ne shpesh flasim për këtë. Ai është i lidhur me Arsenalin deri në vitin 2024, ndoshta do ta vazhdojë kontratën për një vit tjetër. Por më pas do të ishte e mundshme, ai do të mundë të vinte këtu së paku në vitin 2026. Graniti dëshiron të luajë prapë në Basel, së bashku me mua. Qoftë edhe vetëm për 10 minuta, do të bëj gjithçka për këtë”, deklaroi përfaqësuesi shqiptar, i cili së fundmi e vazhdoi kontratën me Bselin deri në vitin 2027.

Mobi Casa

Të dy vëllezërit e filluan karrierën në Basel.

Derisa Taulanti nuk u largua kurrë nga klubi i fëmijërisë, Graniti pati eksperienca në Borussia Monchengladbach dhe që nga viti 2016 në Arsenal.

Nëse Graniti vendos t’i ribashkohet klubit zviceran në vitin 2026, vëllezërit Xhaka do ta kenë mundësinë të luajnë prapë bashkë.

Në nivelin e Kombëtareve, Graniti ka vendosur ta përfaqësojë Zvicrën e Taulanti Shqipërinë, ndërsa në të kaluarën ishin përballur mes vete me Kombëtaret përkatëse. /Gazeta Express/