Fundamenti

Taulant Seferi drejt transferimit në Gjermani, kërkohet nga Paderborni

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Taulant Seferi mund të largohet nga skuadra ukrainase Vorskla Poltava vetëm pas një viti qëndrim në Ukrainë.

Sulmuesi shqiptar ka shkëlqyer në vitin e tij të parë në Ukrainë, ku ka realizuar nëntë gola në 20 paraqitje në kampionat.

Megjithatë qëndrimi i tij në Ukrainë pritet të jetë i shkurtë, pasi Seferi karrierën mund ta vazhdoj në futbollin gjerman, më saktësisht te Paderborn.

Mediumi ukrainas Sport Arena ka raportuar se Paderborn ka shprehur interesim për transferimin e Seferit në verë, pasi e shohin atë si zgjedhje të problemeve në repartin ofensivë.

Eco Higjiena

26-vjeçari është i gatshëm të largohet nga Ukraina pasi transferimi në Bundelsiga 2 do të ishte një hap i madh për të, duke marrë parasysh se Paderborn është një skuadër që gjithmonë është pretendent për rikthimin në elitë.

Skuadra ku luan edhe reprezentuesi kosovar Florent Muslija edhe këtë edicion po lufton për ngjitje në Bundesliga dhe kjo mund ta joshë Seferin që të transferohet te zikaltërtit.

Gjithsesi te Vorskla ende nuk kanë marrë një vendim nëse do ta lejojnë largimin e sulmuesit shqiptar në verë.

Seferi është golashënuesi kryesor i Vorsklas, me klubin ukrainas që vitin e kaluar e transferoi shqiptarin për 500 mijë euro nga Tirana. /Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.