Taulant Byqmeti, tifozi që jep jetën për FC Dritën
Gjilan – Shumë tifoz anembanë botës kanë veset e tyre, dashurinë, dëshpërimin, lotët e gëzimit e hidhërimit, për klubet e tyre të zemrës, këta tifoz gjerë në frymën e fundit të jetës së tyre i qëndrojnë besnik klubeve të tyre, pa marrë parasysh rezultatet e klubit këta tifoz janë fanatik që jetën e dhurojnë për klubin e tyre të zemrës.
Një tifoz i tillë është edhe Taulant Byqmeti i “Intelektualëve” të Dritës, ai që nga mosha 13 vjeçare u dashurua në klubin “bardhekaltër” të Dritës, dhe u dashurua në futboll për tu mos u ndarë tani e 13 vite në asnjë ndeshje të vetme.
“Për mua FC Drita është gjithçka, jam rritur me emrin e Dritës dhe në çdo moment kam qenë afër klubit për të mirë e për të keq, zemra më dhemb për Dritën, u rrita me klubin e u largova edhe nga familja, kam sakrifikuar shumë për klubin e zemrës saqë disa njerëzve ju duket se jam i çmendur pas FC Dritës por kjo është dashuri ndaj klubit të Dritës”, thekson Byqmeti.
Byqmeti i cili ka të kryer fakultetin e Kulturës Fizike, për asnjë sekondë nuk pendohet për këto 13 vite të sakrificës së tij në përkrahje të klubit FC Drita.
“Gjerë sa të kem jetë do të jem me FC Dritën, do të bëjmë gjëra të mëdha dhe nuk pendohem në asnjë sekondë për atë që kam bërë për FC Dritën, përkundrazi jam shumë krenar që jam pjesë e këtij klubi ku të gjithë tifozët frymojmë si një familje e madhe”.
Se si u dashurua në FC Dritën, Byqmeti nuk ngurron të tregon në detaje.
“Kam qenë i ri vetëm 13 vjeçar, ish-futbollisti Armend Kastrati ka qenë frymëzimi im por për ta dashuruar edhe më shumë FC Dritën ishin ish- futbollistët, Eroll Murati e Artan Latifi, këta janë tre futbollist që na mësuan ta ndjejmë fanellën e Dritës, sepse nuk na lanë vetëm asnjëherë dhe ju jam mirënjohës për jetë këtyre tre futbollistëve, ata janë ikona të klubit”.
Taulant Byqmeti gjatë këtyre 13 vite, asnjëherë nuk ka fituar asgjë nga klubi i tij i zemrës.
“Unë jam udhëheqës i tifozëve në shkallët e stadiumit tani e një dekadë dhe i tillë do të mbetem, unë nuk vrapoj pas posteve, unë gjithçka çka veproj e bëjë nga dashuria, asnjëherë në jetën time asgjë financiarisht nuk kam përfituar, por kam fituar senin me të vlefshëm në jetë e ajo është dashuria për klubin e Dritës”.
Për tifozin numër një tek “Intelektualët”, Taulant Byqmetin, shpallja e Dritës kampion dhe fitimi i Superkupës së Kosovës, ka qenë magjike.
“Zoti më ka bekuar me titullin e Kampionit e Superkupë nga klubi im i zemrës, kjo ka qenë magjike dhe e pabesueshme, disa herë kam menduar aq shumë e dua klubin e Dritës sa kjo dashuri e tepërt do të jetë shkak që ne mos ta fitojmë ndonjë titull, por kur i arritëm këto trofe e përjetova me lot të gëzimit, ato janë momentet më të lumtura të jetës sime”, tregon Byqmeti.
Tifozi Byqmeti i cili rrjedh nga një familje e çmuar në qytetin e Gjilanit, thekson se gjerë në frymën e fundit të jetës së tij do të jetë me ngjyrat “bardhekaltër” të Dritës.
“Jam njeriu ma i lumtur në botë që me shumë dashuri nën dirigjimin tim në shkallët e stadiumit me shokët e mi bëjmë festë, qajmë e gëzohemi, na mbyt dielli e na ngrinë acari, por unë dhe shokët e mijë gjithçka që kemi është një dashuri e ajo dashuri quhet FC Drita”.
Shumë analist botëror për tifozët kanë bërë edhe enciklopedia për jetën e tyre në klubet e zemrës, tifozi është i veçantë, ai është i paprekshëm, tifozi është zemra e klubit dhe pa tifoz nuk ka hijeshi as sporti e futbolli./rajonipress/


