Task – Forca Speciale Hetuese krejtësisht e pavarur

Task -Forca Speciale Hetuese (SITF) do të jetë një superforcë. Ajo nuk do t’u japë asnjë llogari institucioneve të Kosovës, ndonëse do të jetë pjesë e tyre.
SITF-ja është themeluar më 2011 nga Këshilli i Bashkimit Evropian, me për të hetuar, e nëse është e nevojshme edhe për të ndjekur penalisht individët për krimet e pretenduara në raportin e senatorit Dick Marty.
Ajo ka funksionuar në kuadër të EULEX-it. Mirëpo selinë e ka pasur jashtë Kosovës, shkruan Koha Ditore.
Mandati i kësaj trupe nuk është i ndërlidhur me atë të EULEX-it.
Kjo i garantohet edhe me shkëmbimin e letrave që kanë bërë presidentja Atifete Jahjaga me kryediplomaten e Bashkimit Evropian, Chatherine Ashton, derivat i të cilave do të jetë një ligj që krijon një gjykatë speciale për të trajtuar aktakuzat që mund t’i sponsorizojë SITF-ja.