United Hospital

“Tash na u shpik një “veto”, thotë Prenkaj për zhvillimet rreth nënkryetarit të Kuvendit

/ 1 minutë lexim
HW

Diplomati Albert Prenkaj ka komentuar zhvillimet rreth krizës së Kuvendit të Kosovës pas ankesës së Listës Serbe në Gjykatën Kushtetuese rreth çështjes së nënkryetarit nga radhët e komunitetit serb.

Prenkaj ka deklaruar se ajo se çfarë i garantohet komunitetit serb në Kosovë nuk nënkupton veto apo bllokadë të institucioneve.

“Tash na u shpik një “veto” e dalur nga konsocionizmi si formë e demokracisë së aplikuar në Kosovë. Ajo çfarë u garantohet komunitetit serb në Kosovë nuk nënkupton veto apo bllokadë të institucioneve, por është pamundësim i majorizimit nga shumica në Kuvend”.

HW

Sipas tij, komunitetit serb i garantohet me Kushtetutë që me 2/3 e votave të ruajnë interesin e tyre si komunitet pakicë në Kosovë

“Nuk bëhet fjalë për “veto” që është tash shpikje e re e mendimit politik që e servon VV dhe ndjekësit e saj. Gjykata Kushtetuese do të dali me verdiktin i cili duhet zbatohet në plotni dhe të procedohet tutje me konstituimin e plotë të Kuvendit në mënyrë që sa më parë të filloi procesi i formimit të qeverisë”, shtoi ai, transmeton Klankosova

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.