UBT

Tash mund të hani hudhër sa të doni: Ja si ta neutralizoni aromën

/ 2 minuta lexim

Pëlqeni hudhrën, por e shmangni konsumimin e tij shkaku i aromës aspak të këndshme që e përmban? Zgjidhja ekziston. Hudhra ka një aromë të veçantë e që shumica e njerëzve e pëlqejnë për ta konsumuar, por duhet cekur se është edhe shumë e shëndetshme. Shpeshherë njerëzit e quajnë edhe si antibiotikun më të fortë natyral.

Mirëpo, kur ta konsumojmë, fitojmë një aromë shumë të fortë, të cilën në shikim të parë nuk mundet ta heqë asgjë. Shkenca ka përgjigjen pse hudhra shkakton një reaksion të tillë. Duket se arsyeja bazë është mënyra se si hudhra tretet në organizmin tonë. Kur ta keni konsumuar hudhrën, ai liron enzimën alibinë, e cila ka aromë të fortë dhe si pasojë e komponentës së squfurit mundet të qëndrojë në organizëm deri në 24 orë.

Uji Dea

Po ashtu mund të sekretohet përmes poreve në lëkurë, që shpjegon qëndrimin për një kohë të gjatë të lëkurës. Mu për këtë arsye, çamçakëzët dhe shpëlarja e gojës me ujë nuk e heqin dot aromën. Mënyra më e mirë për ta hequr aromën e hudhrës është lëngu i limonit, i cili neutralizon enzimat dhe i vë pikën aromës së keqe nga goja. Prandaj, pini limonadë pa sheqer pas shujtave, kjo është mënyra e vetme.

(Kosova sot)