UBT

Tarifa që varfëron konsumatorët

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Në Kosovë llogaritet se një familje mesatarisht gjatë një viti shpenzon më shumë se 1 mijë e 200 euro për shfrytëzimin e energjisë elektrike. Me tarifën e re që ka marr vendim Zyra e Rregullatorit të Energjisë, faturat e energjisë elektrike do të jenë për 5 për qind më të larta dhe çdo familje do të paguaj 60 euro më shumë për një vit, ose afër 5 euro më shumë në muaj.

Drejtori ekzekutiv i Institutit STRAS, Ibrahim Rexhepi, vlerëson se buxheti i kosovarëve është relativisht i vogël për ta përballuar shtrenjtimin e energjisë elektrike. Ai konsideron se rritje e çmimit të energjisë ndikon edhe në lëvizjen e çmimeve tjera.

Fundamenti

“Sado që ngritja e çmimit është e vogël, megjithatë çdo lëvizje e çmimit të energjisë elektrike mund të jetë gjenerator për lëvizjen e çmimeve të tjera. Prandaj, edhe ky 5 përqindësh pa dyshim se do të ketë ndikim – por jo në masën sa jemi frikësuar”.

Për Rexhepin problem paraqet sistemi tarifor, sepse sipas tij, struktura tarifore duhet të ndërrohet. “Përderisa vendi ka këtë strukturë të prodhimit të energjisë elektrike, përderisa nuk mund të balancojë prodhimin dhe kërkesën edhe në baza ditore, do të ketë tarifa ndëshkuese, përkatësisht ato që tentojnë të rregullojnë sasinë e konsumit”, ka thënë Rexhepi./Tribuna/.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.