UBT

Tare shprehet gati për t’u rikthyer: Dua një klub me ambicie dhe që kërkon të rrisë futbollistët

/ 2 minuta lexim
Hidromorava

Igli Tare, ish-futbollisti i Kombëtares shqiptare rikthehet të flasë për periudhën e kohës kur mbulonte rolin e drejtorit sportiv te Lazio.

Tare, në një intervistë për “La Lazio siamo noi”, theksoi se aventurën në klubin kryeqytetas nuk e mbylli për shkak të një konflikti me presidentin Claudio Lotito.


Ish-drejtori sportiv te Lazio tha gjithashtu se është gati t’i rikthehet profesionit në çdo klub që ka ambicie dhe është konkurrues.

Uji Dea

“Nuk u largova nga Lazio për shkak të ndonjë konflikti, e kisha lajmëruar më herët se do të largohesha nga Lazio pasi kisha nevojë për një pauzë. Për mua ishte shumë e rëndësishme që ta lija Lazion në nivele të larta, kur unë e mora përsipër detyrën te kryeqytetasit, klubi ishte në një situatë krejtësisht ndryshe”, tha ai.

“Lazio do të mbetet përgjithmonë një eksperiencë shumë e veçantë për mua. Nga ana tjetër, jam gati të rikthehem në detyrë, për mua nuk ka shumë rëndësi emri i klubit. Mjafton të jetë një klub me ambicie dhe që kërkon të rrisë futbollistët, e që gjithashtu synon pjesëmarrjen në Kupat e Europës pasi kjo është shumë e rëndësishme”, deklaroi Tare.