Fundamenti

Tare pretendent për president të FSHF-së

/ 4 minuta lexim
Mobi Casa

Tiranë – Lojtarë shqiptarë që luajnë me skuadrat e mëdha evropiane janë disa nëse do të rrëmosh në historinë e futbollit shqiptar, por ata që dinë të drejtojnë janë të paktë apo mund të themi se është vetëm një, Igli Tare.

Veçse një nga sulmuesit më të suksesshëm të kombëtares kuqezi, Igli Tare është edhe një nga drejtuesit e suksesshëm të Lazios prej rreth një dekade. E sigurisht me gjithë uljet e ngritjet duket e qartë se emri i Igli Tares përmendet shpesh si një nga figurat që mund të kontribuojë për të ngritur futbollin shqiptar, falë kësaj eksperience të madhe që ka fituar nën drejtimin e një prej skuadrave më të mëdha të Serisë A. Dhe vetë Igli e ndjen si detyrim një gjë të tillë dhe me sa duket është i gatshëm për t’i ardhur në ndihmë futbollit shqiptar.

“Unë e kam shprehur gjithmonë dëshirën time që ndoshta një ditë përvojën time të mbledhur në Itali dhe Gjermani ta vija në shfrytëzim të futbollit shqiptar, jo për ambicie personale, por thjesht duke thënë se ka ish-lojtarë të kombëtares që kanë potencial për të qenë në role drejtuese në federatë. Besoj që një nga prioritetet e federatës dhe qeverisë duhet të jetë që t’i jepet përparësi këtyre njerëzve. Edhe unë nuk e shoh veten jashtë këtij projekti sepse dëshira ime do të ishte që të jepja kontributin tim”, thotë Tare.

E megjithatë, në prag të zgjedhjeve të përgjithshme për organin më të lartë të futbollit tonë, Federatës Shqiptare të Futbollit, Igli Tare duket se edhe në këto zgjedhje nuk është i gatshëm dhe përpara kandidimit për kreun e FSHF-s, zgjedh vazhdimin e kontratës si drejto i Lazios, transmeton tch.

“Nuk kam asnjë objektiv dhe nuk pres asnjë ofertë sepse në këtë moment kam një projekt timin në Itali dhe kam një projekt ose një kontratë akoma të gjatë me Lacion”, thotë Drejtori i bardhekaltërve.

Dhe duke iu larguar atmosferës jo dhe shumë festive të zgjedhjeve të vitit të ardhshëm, Igli Tare si një menaxher i aftë dhe një drejtues me eksperiencë i një klubi të madh, bën një analizë të shkurtër për paraqitjen e kuqezinjve në eliminatoret e Brazilit.

Mobi Casa

“Nuk ka ekuilibër asnjëherë në ambientin që rrethon skuadrën kombëtare sepse një fitore që është një fitore e madhe e arritur në fushë interpretohet me shumë euforizëm dhe entuziazëm duke harruar realitetin. Po ta krahasoja me gjeneratën time ka diferencë shumë të madhe. Forca e grupit aktual nuk është individi por është grupi. Me punën që është bërë në këto 2 vite është për të dhënë shpresë”, thotë Tare.

Aktualisht në përbërjen e skuadrës laciale gjenden 3 lojtarë të përfaqësueses shqiptare, Lorik Cana, Etrit Berisa dhe Tomas Strakosha. Sa i përket thashethemnajave për interesimin e skuadrës italiane për Ergys Kacen apo edhe Mërgim Mavrajn Igli Tare sqaron.

“Ka qenë diskutuar edhe Mavraj që do të ishte pjesë e Lacios. Nuk kam patur asnjë interes as për Mavrajn dhe as për Kaçen”, thotë ish-sulmuesi i kuqezinjve.

Dhe këtë herë, ashtu siç bën në punën e tij, tek Lacio edhe ndaj De Biazit, nëse nuk i vendos dot një kusht, pasi nuk ja lejon pozicioni, të paktën i propozon atyre që vendosin, se në këtë erë të dytë të trajnerit italian objektivi është i qartë.

“Tashmë nuk është një dicka që duhet ta njohësh nga fillimi, ke përvojën, njeh realitetin dhe përvojën e skuadrës dhe nëse duhet të flas me objektiva të qarta besoj që këtë herë të paktën të jemi në 3 skuadrat e para të grupit”, thotë Tare.