HW

Tare merr lëvdata në Itali

/ 2 minuta lexim
Hidromorava

Ish-drejtori sportiv i Palermos, Rino Foski, është një personazh i njohur në Itali dhe mjaft i vlerësuar për aftësitë e tij drejtuese. Prej 4 sezonesh te Çezena, Foski ka folur për “lalaziosiamonoi.it”, duke zbuluar një prapaskenë interesante, që lidhet me Lacion dhe Igli Taren.

“Kur u largova nga Palermo, ku më pasoi Sabatini, Lotito dëshironte të më merrte te Lacio. Kisha pak frikë nga Lotito. Bëra rezistencë, i zvarrita gjërat, por mendoj se sot do kishte bërë një hap gjigant përpara në karrierë.

“A duhet të më falënderojë Tare, që refuzova? Nuk di, ndoshta do të punonim së bashku. Ai ka rezultuar një person serioz dhe shumë kompetent, ndoshta do isha unë më shumë me fat se ai, nëse do të punonim bashkë. Duhet nënvizuar ajo që Tare ka bërë me Lacion.

UBT

“Me Zamparinin nuk e kisha të lehtë jetën, por kisha liri veprimi, që është shumë e rëndësishme. Me Lotiton kisha pasur kontradikta për ndonjë tratativë merkatoje, si në rastin e Makinuas. Unë në punën time kam nevojë për hapësirën time, me respekt, por duke qenë autonom, ndërsa Lotito më dukej si një komandant në gjithçka. Më pas mësova ta njoh dhe mendoj se tani kam humbur një mundësi të rëndësishme. Drejtor i zonës teknike të Lacios? Ku ta gjeja! Por siç iu thashë, bëj tifozllëk për Taren. A mund të bashkëpunojmë? Sigurisht!”.

DIVORCI TARE-LOTITO – “Mund të ketë mosmarrëveshje, ulje-ngritje në një raport pune, por Tare është shumë mirë te Lacio dhe me Lotiton e ka shumë të vështirë të ndahet. Për këtë arsye, nuk besoj se do t’i shkëputin marrëdhëniet. Tare është një profesionist dhe bëj tifozllëk për të. E vlerësoj shumë dhe uroj që të qëndrojë aty, për të mirën e Lacios. Është shumë i vëmendshëm për të rinjtë e Serisë B, ka një grup të mirë pune, që dinë ta bëjnë mirë punën e vet, ndërsa jashtë Italie Tare është edhe më i përgatitur”.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.