FIDANISHTJA

Tare: Kombëtarja, më e bashkuar se në kohën time

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Tiranë – Igli Tare flet gjithnjë e më rrallë për Kombëtaren shqiptare, por gjithsesi thotë se ndjek me vëmendje zhvillimet në kampin kuqezi.

Ish-kapiteni i Shqipërisë, sot drejtor sportiv i Lazios, ka folur në superlativ për kuqezinjtë, duke vënë në dukje se grupi është arma më e fortë, individualitetet që bëjnë diferencën janë të pakta.

Uji Dea

“Unë mendoj se trajneri Gianni de Biasi mund të bëjë gjëra të mira në Kombëtaren shqiptare. Mendoj se pika më e fortë e skuadrës janë grupi dhe uniteti. Në këtë aspekt mendoj se Kombëtarja është edhe më e fortë se në kohën time. Më pëlqen fakti që edhe pse nuk ka shumë lojtarë të nivelit të lartë, ata që janë, kur hyjnë në fushë japin gjithçka. De Biasi ka një skuadër të mirë në dispozicion dhe po përpiqet që të ndërtojë diçka për të ardhmen, por duhet kohë dhe mendoj se nuk ka shumë kohë. E them këtë, sepse shqiptarët mezi presin që skuadra e tyre përfaqësuese të mund të kualifikohet në një garë të rëndësishme. Gjithsesi, unë mendoj se për të arritur në nivele të tilla duhen kohë dhe durim, sepse ndryshe është e pamundur”, ka thënë Tare, përcjellin mediat shqiptare të martën.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.