United Hospital

Tare flet për të ardhmen e Lorik Canës

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

E ardhmja e Lorik Canës do të mësohet brenda 10 ditëve të ardhshme. Këtë e bën të ditur drejtori sportiv i Lazios, Igli Tare, i cili nuk jep asnjë detaj rreth destinacionit të mundshëm të kapitenit të Kombëtares Shqiptare.

Mbrojtësi kuqezi nuk është bashkuar me ekipin në lokalitetin malor “Auronzo Di Cadore” ku bardhkaltërit kanë nisur fazën përgatitore, në pritje për të mësuar të ardhmen e tij, por nga klubi kryeqytetas nuk dalin detaje në lidhje me këtë çështje.

KKVITI

Tare ishte i pranishëm në qëndrën stërvitore të Venetos ku foli gjatë për merkaton e klubit dhe la të kuptohet se ende asgjë nuk është vendosur për klubin ku Cana do të transferohet pas aventurës në kryeqytetin italian, shkruan Supersport.

Komenti i drejtuesit shqiptar lë të kuptohet se mbrojtësi i kombëtares nuk e ka marrë ende një vendim edhe pse ofertat në adresë të tij nuk kanë munguar. Në lidhje me merkaton bardhekaltër, Tare shtoi se Lazio dëshiron t’i mbajë të gjithë emrat e mëdhenj të grupit aktual, ndërsa shtoi se Biglia dhe Felipe Anderson që janë dy emrat më të lakuar, nuk janë në listën e lojtarëve që klubi dëshiron t’i shesë. Në fund ai theksoi se dy objektivat e fundit të merkatos janë mesfushori i Genk, MIlinkovic-Savic dhe sulmuesi i Ajax, Ricardo Kishna.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.