Tare e “hap thesin”, bën këtë goditje në merkato
Lazio është pranë marrëveshjes me mbrojtësin Denis Vavro, i cili me shumë mundësi do firmosë së shpejti me skuadrën kryeqytetase.
Sikurse raporton Tuttomercatoweb, palët kanë arritur akordin prej 10,5 milionë euro, e në të njëjtën kohë kontrata do të jetë 5 vjeçare për sllovakun.
Mirëpo, klubi i lojtarit, MSK Zilina, dëshiron që si fillim të gjejë një zëvendësues dhe më pas të konkretizojë çdo gjë me Lazion.
Kësisoj, Igli Tare është hedhur në aksion për të ndërtuar një skuadër konkurruese edhe për sezonin e ardhshëm futbollistik, 2019-2020-të.


