Fundamenti

Tare drejt Interit

/ 1 minutë lexim
ARKATANA

Drejtori sportiv i Lazios, Igli Tare, mund të marrë një post te Interi në fund të këtij sezoni.Pronari i ri i Nerazzurrëve, Erick Thohir, është i interesuar që të gjejë një drejtor të ri sportiv dhe sipas Il Tempo, atij i pëlqen shqiptari.

Ish-sulmuesi i Brescias, Bolognas dhe Lazios, pasi e përfundoi karrierën si futbollist aktiv (2008), u ndal te Biancocelestet, fillimisht si menaxher ekipor te klubi dhe një vit më pas u angazhua si drejtor sportiv.

KKVITI

Tare vlerësohet shumë edhe nga ish-trajneri i Interit, Leonardo, i cili po ashtu mund të kthehet në sezonin e ardhshëm në një post të rëndësishëm te klubi zikaltër. /Telegrafi/