KKVITI

Tallja me vizat po i dërrmon qytetarët e Kosovës

/ 5 minuta lexim
KKVITI

Edhe qytetarët e anketuar thonë se janë tejet të pakënaqur me lidershipin tonë të pasluftës. Sipas qytetarëve tanë, pushtetarët po tallen me liberalizimin e vizave dhe kosovarët janë i vetmi popull në rajon pa liberalizim të vizave, pikërisht për shkak të klasës politike tërësisht të inkriminuar.

“Liberalizimi i vizave është bërë një subjekt talljeje me qytetarët e Kosovës. Po tallet Bashkimi Evropian duke vendosur ekstra kushte shtesë për Kosovën, që madje janë edhe qesharake. E, po ashtu tragjedia më e madhe është kur po tallen politikanët tanë, që po premtojmë dhe po gënjejnë haptazi se do të kemi në këtë kohë e në atë kohë liberalizim të vizave”, thotë analisti Jeton Kelmendi për gazetën “Kosova Sot”

E rodeputetja e raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Tanja Fajon, ditë më parë për mediet ka thënë se beson se deri në fund të mandatit të saj (maj 2019) në Parlament Evropian do të ndodhë liberalizimi i vizave. Andaj, analistët vlerësojnë se janë pushtetarët tanë ata që po tallen dhe duke ndikuar që po mbeten kosovarët i vetmi popull në rajon pa liberalizim të vizave, pikërisht për shkak të klasës politike tërësisht të inkriminuar.

Eksperti i fushës së Integrimeve Evropiane Jeton Kelmendi, për gazetën “Kosova Sot”, theksoi se liberalizimi i vizave është bërë një subjekt talljeje me qytetarët e Kosovës, kjo për faktin se janë të dyja palët që po tallen me Kosovën dhe qytetarët e saj. “Po tallet Bashkimi Evropian duke vendosur ekstra kushte shtesë për Kosovën që madje janë edhe qesharake. E, po ashtu tragjedia më e madhe është se po tallen politikanët tanë që po premtojmë dhe po gënjejnë haptazi se do të kemi në këtë kohë e në atë kohë liberalizim të vizave”, është shprehur ai. Prandaj, sipas Kelmendit, është papërgjegjësia e kastës sonë politike që ka bërë që edhe Bashkimi Evropian të tallet me Kosovën. “Janë qytetarët tanë ata që po i zgjedhin këta njerëz për udhëheqës politikë. Prandaj, e vetmja mënyrë për t’i dënuar qytetarët e Kosovës, por edhe një lloj porosie nga BE-ja për qytetarët tanë që ta këndellin mendjen e tyre dhe me votën e vet, mos të lejojnë që t’u japin aq shumë pushtet këtyre njerëzve që po sundojnë me Kosovën”, është shprehur ai.

Premtime pa fund

Politikologia Liridona Bislimi, për gazetën “Kosova Sot”, theksoi se në fund të vitit 2018 Serbia, Maqedonia e Mali i Zi mbushin nëntë vjet që nga koha kur qytetarët e tyre gëzojnë lëvizjen e lirë në zonën Shengen. “Gjithashtu edhe shtetet fqinje, si Shqipëria e Bosnjë e Hercegovina, mbushin tetë vjet nga koha kur fituan këtë të drejtë. Ndërsa, për shtetin e Kosovës vetëm se janë dhënë premtime të shumta nga udhëheqësit politikë gjatë viteve të fundit dhe asgjë më shumë”, është shprehur ajo. Sipas Bislimit, për shtetasit e Kosovës ka shumë kohë që për disa herë radhazi pretendohej se liberalizimi i vizave është çështje javësh e madje edhe orësh. “Por, kaluan 9 vjet prej kur kosovarët mbetën të vetmit në rajon në pritje të liberalizimit të vizave. Pamundësia e lëvizjes së lirë dhe pritja për viza mbetet një nga sfidat kryesore që i rëndojnë qytetarët e Kosovës”, është shprehur ajo. Bislimi shton se përtej të gjitha deklaratave politike, kosovarët kanë nevojë të menjëhershme që të lëvizin sa më shpejt lirshëm, ashtu sikurse të gjithë popujt e tjerë, dhe kjo nuk është ndonjë kërkesë e paarsyeshme, por vetëm një e drejtë që po vazhdon t’u mohohet me fajin e klasës politike”.

Fundamenti

Qytetarët tanë të zhgënjyer në lidershipin e Kosovës

Edhe qytetarët e anketuar thonë se janë tejet të pakënaqur me lidershipin tonë të pasluftës. Sipas qytetarëve tanë, pushtetarët po tallen me liberalizimin e vizave dhe kosovarët janë i vetmi popull në rajon pa liberalizim të vizave, pikërisht për shkak të klasës politike tërësisht të inkriminuar.

Qytetari Bylgjyzar Sekiraqa, për gazetën “Kosova Sot’, theksoi se faji është i të dyja palëve, kush më shumë e kush më pak. “Mendoj se më shumë fajtorë janë ndërkombëtarët, sepse ne i kemi plotësuar gati të gjitha nga shumica e kushteve të parashtruara nga ana e ndërkombëtarëve. Por, e keqja është se ndërkombëtarët po luajnë me ne si popull, se kemi ngelur të vetmit të izoluar”, është shprehur ai.

Kurse, qytetari tjetër Latif Xhaferi, që tash dy dekada po jeton në Suedi, për gazetën “Kosova Sot” theksoi se i tërë faji është tek vendorët, sepse të gjitha partitë politike po e gënjejnë popullatën. “Faji mbetet tek vendorët që po u bëjnë qejf njerëzve dhe nuk kryejnë obligimet ndaj BE-së, por po luftojnë vetëm për karrige”, theksoi ai. Xhaferi theksoi se vlerësimi, deklarata e Fajonit është shqetësuese që deri në vitin 2019 nuk do të hiqen vizat, por shton se fajin për mosliberalizimin vizash e kanë pushtetarët tanë vendorë e jo ndërkombëtarët. “Ndërkombëtarët nuk mund t’i mashtrosh, sepse ata po e shohin se në Kosovë nuk ka rend dhe ligj, ngase nuk luftohet sa duhet korrupsioni dhe krimi i organizuar. Andaj, ndërkombëtarët i shohin të gjitha këto të meta se nuk janë budallenj, prandaj edhe na lanë të izoluar”, është shprehur Xhaferi

(Kosova Sot)