GRANDEMALL

Talentja e madhe Luna Kastrati ardhmëri e baletit të Kosovës

/ 3 minuta lexim
GRANDEMALL

Njëra ndër talentet që po i vjen shtetit të Kosovës është Luna Kastrati, e cila edhe pak muaj mbush pesë vjeç. Luna një vajzë shumë inteligjente që nga mosha tri vjeçare ishte dashuruar në trupën e baletit, ndërsa si inspirim kishte tezen e saj Blerta Halimi e cila është një violiniste profesionale.

Baleti në Kosovë ishte formuar në vitin 1972 në Prishtinë në Teatrin Kombëtarë të Kosovës e cila veproi gjerë në vitin 1990. Për dhjetë vite ky trup nuk funksionoi, ndërsa u riaktivizua në vitin 2000, gjatë kësaj periudhe shumë talent të trupës së baletit u shuan për shkak dhunës represive të shtetit Serb ndaj qytetarëve të Kosovës.

Njëra ndër talentet që po i vjen shtetit të Kosovës është Luna Kastrati, e cila edhe pak muaj mbush pesë vjeç. Luna një vajzë shumë inteligjente që nga mosha tri vjeçare ishte dashuruar në trupën e baletit, ndërsa si inspirim kishte tezen e saj Blerta Halimi e cila është një violiniste profesionale.

“E dua baletin që nga mosha tre vjeçare, kam pasur gjithmonë dëshirë të vallëzojë e dua edhe muzikën klasike e cila për mua është një inspirim dhe ndjej kënaqësi të veçantë, idolle e kam tezen time violinisten Blerta Halimin e cila është anëtare e Filharmonis së Kosovës dhe njiherit mësimdhënëse në Shkollën e Muzikës në Gjilan”, thekson talentja e baletit, Luna Kastrati.

FITORJA

Duke parë një talent të jashtëzakonshëm Luna regjistrohet tek profesoresha e mirënjohur e baletit Behije Murtezi.
“E dua pamasë mësuesen time Behije Murtezi e cila çdo fshehtësi të baletit e ushtron me mua, dua të bëhem balerinë profesioniste ta prezantoj shtetin tim në festivalet më të mëdha të trupave të baletit dhe jam e bindur se do të arrijë këtë pasi kam një mësuese të dashur dhe shumë profesioniste”, bën të ditur balerina, Luna Kastrati.

Luna në paraqitjen e parë në trupën e baletit e cila është dhënë në Teatrin Kombëtar në Prishtinë këto ditë ka fasionuar me paraqitjen e saj. Luna njiherit kishte rolin kryesor në këtë trup duke dëshmuar se baletit të Kosovës po i vjen një balerinë me përmasa të mëdha.

Urojmë që kjo talente e balerinës të arrijë në sallat më të mëdha botërore me performancat e saja, ndërsa shteti i Kosovës këto talente duhet ruajtur dhe stimuluar që nesër shtetin e Kosovës ta prezantojnë në mënyrë të dinjitetshme./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.