Talenti shqiptar, puna zvicerane – prodhimi perfekt

Kalimi i Shani Tarashajt nga Grasshoppersi tek Evertoni dhe kalimi i Albian Ajetit nga Baseli tek Augsburgu vlerësohen transferimet më të mëdha të futbollistëve shqiptarë gjatë afatit kalimtar të këtij muaji, shkruan Koha Ditore.
Të dy aktualisht janë pjesë e ekipit U-21 të Zvicrës dhe janë prodhim i shkollave të futbollit të klubeve nga Zvicra, që po nxjerrin lojtarë për ligat e forta evropiane çdo herë e më shumë.
Tarashaj (20) e Ajeti (18) kanë vazhduar një traditë që ka nisur vite më parë. Tashmë shumica e lojtarëve shqiptarë që iu bashkohen ligave të forta evropiane janë të rritur në klubet zvicerane.
http://koha.net/?id=6&l=93239