ARKATANA

Talenti shqiptar flet për debutimin emocionues në Anderlecht

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Data 16 dhjetor do të shkruhet thellë në kujtesën e Kristal Abazaj. Futbollisti i talentuar, që verën e këtij viti u transferua në Belgjikë, bëri debutimin me skuadrën e Anderlecht. U deshën të kalonin gati shtatë muaj, që Abazaj të gjente hapësirë në formacionin e skuadrës së parë të Anderlecht, me të cilën debutoi si zëvendësues në minutën e 69 të takimit kundër Brugge.

Edhe pse ekipi i tij e humbi atë ndeshje, gjë që solli dhe shkarkimin e trajnerit, Hein Vanhaezebrouck, Abazaj mori komplimente për paraqitjen e tij.

Emocionet e sulmuesit të kombëtares shqiptare për debutimin me gjigantët belg kanë qenë të mëdha. Telesport kontaktoi me sulmuesin, duke e pyetur rreth atij momenti historik për të.

United Hospital

“Prisja me padurim debutimin tim dhe më në fund erdhi. Jam shumë i lumtur sepse e meritoja më shpejt, por ja që ndodhi tani pas gjithë kësaj kohe. Kam marrë shumë urime por më i veçanti që pata ishte nga shokët e ekipit. “Sa u fute ti, hoqën trajnerin”, më thanë shokët”-tregon Abazaj.

Ndërkohë sa i përket trajnerit të ri, sulmuesi i kombëtares shprehet se ende nuk është vendosur, por për momentin do të jetë zëvendësi i ish-trajnerit që do të drejtojë Anderlecht në dy ndeshjet e ardhshme./Telesport/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.