Talenti shqiptar, debuton me Wolfsburgun

Talenti shqiptar, Albion Avdijaj, ka debutuar me skuadrën e parë të Wolfsburgut në takimin miqësore kundër Paderbornit.
Trajneri i Wolfsburgut, Dieter Hecking, shfrytëzoi pauzën për shkak të ndeshjeve me Përfaqësuese, për ta organizuar miqësoren kundër Paderbornit, të cilën e fitoi, 2:1.
Avdijaj luajti në 15 minutat e fundit të takimit, duke zëvendësuar sulmuesin Bas Dost. Megjithatë, Albioni nuk arriti të shënojë gol kundër skuadrës së Alban Mehës.
Avdijaj është 19-vjeçar, ndërsa deri tani ka luajtur me të gjitha grupmoshat e Përfaqësueses së Zvicrës.