Mobi Casa

Talenti në fokus: Blend Maloku talent i rrallë i futbollit

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Gjilan – 14-të vjeqari nga Gjilani Blend Maloku i cili luan me dy këmbët shumë shpejt pritet të niset drejt futbollit Anglez. Maloku është në gjendje të bëjë qudira me topin e futbollit, edhe pse 14-të vjeçar Maloku tani e 7-të vite asnjëherë nuk ju nda topit magjik të futbollit duke dëshmuar se kemi të bëjmë me një talent të jashtëzakonshëm.

Këtë e vërtetoi edhe eksperti i FIFA-s Fahredin Bejtullahu në kampin e mbajtur në qytetin e Gjilanit para pak ditësh, “Blendi është një talent i jashtëzakonshëm përformanca e tij e trupit i cili ka një gjatësi 1.84 cm është speciale për futbollin Anglez dhe shumë shpejt ky talent pritet të udhëtoj drejt futbollit Anglez, për këtë edhe kemi nënshkruar një parakontrat me prindin e Malokut”, bënë të ditur Bejtullahu për rajonipress.

Për nga natyra shumë i qetë por në fushë një futbollist i pa kompromis duke ju shkaktuar kokëçarje të mëdha sulmuesve kundërshtar,” Kemi të bëjmë me një futbollist shumë cilësor si në fushë njashtu edhe jashtë saj ka një kulturë të madhe futbollistike, jam shumë i lumtur që në mesin e shkollës së futbollit ‘Galaksia’ e kemi këtë djalosh shembullorë”, bënë të ditur trajneri Jetullah Arifi.

Mobi Casa

Karakteristikë e shtatëgjatit Maloku është loja me dy këmbët, shpejtësia dhe nuhatja e lojës gjatë 90 minutave, duke e bërë të dalluar në mesin e bashkëlojtarëve të tij.

Për një sukses të tillë edhe prindi i Blend Malokut është mjaftë i qartë sa i përket karrierës së djalit të tij.”Po bëjmë gjithçka që është e mundur për sukseset e djalit tonë, shpresoj me punën e Blendit të trajnerëve dhe menaxherëve të futbollit do t`ia arrijmë synimin të cilin e kemi parashtruar së bashku si ekip”./rajonipress/