RCCOLA

Talenti Lum Mahmuti ardhmëri e futbollit Gjilanas e Kosovar

/ 3 minuta lexim

Gjilan – Në radhët e të Shkollës së futbollit “G.S Gjilani” të Gjilanit, janë disa futbollist me talent të jashtëzakonshëm, njëri ndër ta i padiskutueshëm është mbrojtësi i djathtë dhe mesfushori i djathtë, Lum Mahmuti, i cili me lojërat e tija në fushën e blert të futbollit, çdo ditë e më tepër po i mahnit njohësit e futbollit.

11-të vjeqari Lum Mahmuti, i cili edhe pak muaj mbush 12 pranvera tani e 4 vite asnjëherë nuk ju ka nda futbollit, duke dëshmuar se ky talent i rrallë shumë shpejt do të jetë një emër i veçantë në futbollin e Kosovës e më gjerë.
“Loja e futbollit është gjithçka për mua, jam i dashuruar në këtë lojë dhe çdo ditë kërkoj të përparoj më tepër, një ndihmës në përparimin tim në fushë me të madhe po e jep edhe trajneri Halil Halili,i cili me këshillat e tij po me jep vetëbesim edhe më të madh që gjatë karrierës sime t`i arrijë synimet e mia, që një ditë të afërme të jem pjesë e futbollit evropian”, shprehet talenti Lum Mahmuti.

Talenti Lum Mahmuti , i cili luan në pozitën e mbrojtësit të djathtë por kur e kërkon nevoja shumë herë paraqitet edhe si mesfushor i djathtë, e karakterizon shpejtësia të cilën e posedon dhe është i pakalueshëm për sulmuesit kundërshtar.
“Roli im në fushë është mbrojtës i djathtë por edhe si mesfushor i djathtë, janë pozita që dojnë angazhim të pashoqë por unë nuk e kam problem, qëllimi im është që të jap kontributin tim dhe atë çka kërkon trajneri im Halil Halili i cili po bën një punë të madhe me punën e tij profesionale, por gjithçka arrihet vetëm me punë profesionale ndërsa në skuadër jemi një shoqëri e mirë dhe secili i ka përgjegjësit e tija gjatë lojës”, bën të ditur Lum Mahmuti.

Uji Dea

Mbrojtësi e mesfushori Lum Mahmuti, shpreson se një ditë do të ec hapave të idolit të tij Lionel Messi.
“Unë po jap më të mirën, idoli im është futbollisti Argjentinas, Lionel Messi, ku në të shumtën e rasteve edhe e imitoj dhe një ditë dëshira ime është të shkoj gjurmëve të tij, shpresoj se do t’ia arrijë qëllimin pasiqë kam mbështetje nga familja dhe poashtu kam një trajner shumë të mirë siç është Halil Halili “, thekson Lum Mahmuti.

Është një fat i madh që futbollit të Kosovës po i lind një talent me përmasa të mëdha futbollistike dhe kurrsesi nuk guxojmë t`i anashkalojmë këta talent, këta duhet përkrahur pasiqë janë ardhmëri e futbollit Kosovar./rajonipress/