FITORJA

Talenti i futbollit Butrint Azemi operon dorën me sukses

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Gjilan – Mesfushori i talentuar i SC Gjilanit, Butrint Azemi, në ballafaqim me Ballkanin në kategoritë e reja U19 kishte thyer dorën në minutën e 70 të ndeshjes, por fatmirësisht ai sot është operuar me sukses.

Talenti 18 vjeçar, Azemi, i dashuruar pas lojës së futbollit i cili jeton në qytetin e Vitisë, çdo ditë udhëton drejt qytetit të Gjilanit për ti zhvilluar stërvitjet dhe ndeshjet, por për të ndeshja aksidentale ishte ajo në ballafaqim me Ballkanin në Suharekë në minutën e 70-të, kur e kishte thyer dorën. Edhe vet futbollisti Butrint Azemi është i befasuar se si e theu dorën.

“Kam bërë një start në fushë dhe e kam nxënë dorën në pozitë të palakmueshme, kam ndier një dhimbje të tmerrshme dhe u konstatua se e kisha thyer dorën e majtë”. Fatmirësisht Azemi u operua me sukses, duke ju falënderuar dr.Imran Shaqirit. “Sot e kam bërë dorën operacion dhe jam falënderues dr.Imran Shaqirit i cili më operoi dorën pa asnjë problem duke treguar profesionalizëm të lartë”, thekson futbollisti Azemi.

FIDANISHTJA

Talenti 18 vjeçar, Butrint Azemi ka falënderuar klubin e tij SC Gjilani dhe njerëzit e saj. “Jam shumë i lumtur që trajneri Premton Muja, bashkëlojtarët e mi dhe i gjithë stafi i SC Gjilani në çdo moment ishin afër meje duke më inkurajuar, kjo për mua në këto momente të vështira ishte një kurajo shumë e madh. Uroj që shumë shpejt të rikthehem në fushë me gjithë këta njerëz të mirë të SC Gjilanit”.

Urojmë që mesfushori i talentuar Butrint Azemi të tejkalon këtë sfidë dhe sa më shpejt të ju bashkëngjitet skuadrës së tij të zemrës SC Gjilani, ndërsa për këtë kujdesje të SC Gjilanit për futbollistin e tyre meritojnë çdo lëvdatë./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.