Fundamenti

Talenti i Bayernit mbetet jashtë ekipit të Gjermanisë, mund t’i bashkohet Kosovës

/ 2 minuta lexim
United Hospital

Mesfushori 20-vjeçar Meritan Shabani ka mbetur jashtë skuadrës së ekipit kombëtar të Gjermanisë U-21, për ndeshjet e Kampionatit Evropian U-21, që zhvillohet këtë verë në Itali dhe në San Mariono.

Para disa ditëve, kreu i Federatës së Futbollit të Kosovës, kishte folur të ardhmet e mundshmë të pikërisht Meritan Shabanit dhe Florent Muslijajt, transmeton Gazeta Express.

“Shabani e Muslija janë të mirëseardhur, ata janë talente të jashtëzakonshëm. I presim duar hapur. Futbollistët që i përmende (Shabani & Muslija) kanë potencial të jashtëzakonshëm dhe natyrisht do të kisha dëshirë që një ditë t’i shoh me fanellën e Kosovës”, kishte thënë Ademi në emisionin “Arena Sportive” në RTK.

Mungesa e Shabanit në skuadrën prej 27 lojtarëve të ftuar për të marrë pjesë në EURO U-21 nga trajneri Stefan Kuntz bën që shtohen edhe më shumë spekulimet se Shabani mund t’i bashkohet ekipit kombëtar të Kosovës.

Eco Higjiena

Shabani debutoi për Gjermaninë U-21 më 12 tetor të vitit 2018. Që nga atëherë ai i ka zhvilluar dy ndeshje për këtë skuadër, ndërsa ka munguar në dy ndeshjet e fundit. Ndeshjen e parafundit mungoi për shkak të një lëndimi muskulor, ndërsa për atë të fundit trajneri vendosi ta lë jashtë skuadrës.

20-vjeçari luan në rolin e mesfushorit sulmues. Ai ka bërë vetëm 2 paraqitje me ekipin e parë të Bayernit këtë sezon, ndërsa me ekipin e dytë të Bayernit i ka zhvilluar 30 ndeshje, në të cilat i ka shënuar nëntë gola dhe i ka asistuar gjashtë të tjera.

Shabani ende nuk e ka zhvilluar asnjë ndeshje me ekipin e parë të Kombëtares së Gjermanisë, që do të thotë se ai ka ende mundësinë të zgjedhë për ta përfaqësuar Kosovën. /Gazeta Express/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.