ARKATANA

Talenti gjilanas Yll Ibrahimi i lumtur për ftesën në Kombëtaren U-19 të Kosovës

/ 2 minuta lexim
United Hospital

Njëri ndër talentët e rrallë të futbollit është edhe futbollisti i FC Dritës, Yll Ibrahimi, i cili ende nuk i ka mbushur 18 pranvera, por sipas njohësve të futbollit këtij talenti i parashikojnë një karrierë të madhe futbollistike.

Mbrojtësi i majtë i FC Dritës, Yll Ibrahimi, nuk ka mbetur pa u vërejtur edhe nga kampi i U-19 të Kombëtares së Kosovës, i cili për dy ditë radhazi ka marrë ftesë që të jetë pjesë e grumbullimit të futbollistëve U-19 në qendrën futbollistike në Hajvali.

“Jam shumë i lumtur për ftesën nga ana e trajnerit Ramiz Krasniqi që të jem pjesë e “Dardanëve” të U-19, të mbrosh ngjyrat e shtetit tënd është diçka shumë emocionale dhe nder i veçantë për mua, kjo është një ëndërr të cilën po e realizoj dhe të jesh nën drejtimin e një përzgjedhësi çfarë është Ramiz Krasniqi është një kënaqësi e veçantë”, ka theksuar mbrojtësi i majtë, Yll Ibrahimi.

Mobi Casa

Talenti Ibrahimi ka theksuar se për dy ditë gjatë grumbullimit në Hajvali takimet me shumë futbollist dhe stafin e U-19 do të jetë një kujtesë e veçantë në karrierën e tij.
“Për dy ditë të gjithë futbollistët kanë dhënë më të mirën e tyre, ka qenë një atmosferë tejet e mirë ndërsa përzgjedhësi Ramiz Krasniqi me stafin e tij na ka lënë mbresa tejet të mëdha, uroj që paraqitjet e mija ta kenë bindur përzgjedhësin Krasniqin që në të ardhmen të jem pjesë e “Dardanëve” për t`i arritur objektivat të cilat i ka përzgjedhësi Krasniqi, dhe premtoj se tërë potencialin tim që kam do ta jap për të mirën e Kombëtares së Kosovës”, shprehet Ibrahimi.

Yll Ibrahimi konsiderohet njëri ndër mbrojtësit më të mirë të grupmoshave U-19 dhe me të drejt nga ky talent i futbollit, futbolli i Kosovës do të fiton shumë./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.