Mobi Casa

Talenti gjilanas, drejt futbollit evropian

/ 3 minuta lexim
Uji Dea

Gjilan – Futbollisti i KF Gjilani 19 vjeqari Dorlir Leka i cili tani e trembëdhjetë vite asnjëherë nuk ju nda futbollit magjik, me talentin e tij futbollistik shpërthen kufijtë të arenës ndërkombëtare të futbollit.

Ky talent i futbollit ka kaluar të gjitha kategoritë në shkollën e futbollit KF Gjilani, ndërsa në edicionin e sapo përfunduar u inkuadrua në skuadrën e parë të Gjilanit duke dëshmuar lojëra cilësore duke ju rënë në sy shumë trajnerëve të futbollit të Kosovës por edhe më gjerë.

Ky futbollist karakteristik në vete ka se mundë të luaj në të gjitha pozitat e fushës, por në kohët e fundit më tepër trajnerët i kanë besuar pozicionin e mbrojtësit duke e dhënë këtë kontribut më notën më të lartë.

FIDANISHTJA

Se për çfarë kualiteti ka ky futbollist dy trajnerët Selim Muja dhe Veton Xhemajli të cilët kanë punuar me këtë futbollist një kohë të gjatë theksuan, se është e vërtet që kemi të bëjmë me një talent shumë të mirë i cili ka vizion të qartë të lojës dhe është një futbollist shumë i disiplinuar me cilësitë që ka ne asnjëherë nuk dyshojmë në kualitetin e tij, ne vetëm mundë t`i urojmë më të mirën në futbollin evropian.

Talentin e tij nuk mbeti pa e parë edhe eksperti i FIFA-s Fahredin Bejtullahu i cili këto dit po qëndron në vendin tonë. “Ky djalosh i ka të gjitha parametrat që të bëhet një futbollist shumë i mirë. Ne do ta sprovojmë në disa klube evropiane, nuk do ta bëjmë të ditur se në cilat klube, por shumë shpejt do të gjendet klubi pasi ka disa klube të mëdha që po interesohen për këtë futbollist dhe brenda disa ditësh do të bëhet gjithçka e qartë”.

Vetë futbollisti bën të ditur për rajonipress se është afër me disa klube të dëshmuara, si në Shqipëri, Zvicër e në disa vende tjera. “Duke ju falënderuar të gjithë trajnerëve të cilët kanë punuar me mua, do ta jap më të mirën do të dëshmoj se edhe ne dimë të luajmë futboll duke shpresuar se nuk do t`i zhgënjej, ndërsa klubit tim Gjilanit i cili u rrita në këtë mes i dëshiroj suksese në të ardhmen”, porosit talenti Dorlir Leka./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.