FIDANISHTJA

Talenti Feriz Sadiku ardhmëria e futbollit Kosovar

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Gjilan – Futbollisti, Feriz Sadiku, nga Petroci i Gjilanit i cili jeton dhe vepron në shtetin e Zvicrës po mahnit skuadrën e tij St Gallen me lojërat e tij në fushën e gjelbërt.

Sadiku i cili me të drejt do të ketë një karrierë të shkëlqyer të futbollit, përpos që po tregon lojëra të mira në skuadrën e tij ai ka lënë edhe përshtypje të jashtëzakonshme në Përfaqësuesen e Kosovën U19 në futboll.

Një ftesë e marr nga Përfaqësuesja e Kosovës për Sadikun ka bërë që ky futbollist të ndihet krenar.
“Jam i lumtur për ftesën që kam marrë, është një nder i veqant t`i mbroj ngjyrat e shtetit të Kosovës, edhe pse kam lindur në Zvicër gjaku im rrjedhë për shtetin e Kosovës dhe për këtë jam shumë i lumtur, do të jap më të mirën për shtetin e Kosovës për rezultate të mira”, ka theksuar talenti Sadiku.

Fundamenti

Mesfushori ofanziv tani e 8 vite merret me futboll ndërsa ende nuk i ka mbushur 18 pranvera, por ftesa e Përfaqësueses së Kosovës këtë futbollist e ka bërë që në të ardhmen të jetë një futbollist i Kosovës që do të jap kontributin e tij.

“Nuk ka ma kënaqësi se të luash për vendlindjen e familjarëve jam i kënaqur me paraqitjen time gjatë këtyre dy ditëve sa ishim në grumbullim,
por jam shumë i emocionuar ku kam takuar shumë futbollist me kulturë dhe cilësi të lart, të gjithë këta futbollist do të jenë ardhmëri e futbollit të Kosovës”, ka bërë të ditur 18 vjeqari, Feriz Sadiku.

Gjatë këtyre dy ditëve sa ishte grumbullimi me këta talenta, Sadiku ka lënë një përshtypje tejet të mirë ku karakteristik e tij ishin pasimet dhe vizioni për lojë, është fat i madh për futbollin e Kosovës që kemi kësi lloj të talenteve ku duhet përkrahur dhe nuk duhet humbur pasiqë këta talenta janë ardhmëri e futbollit të Kosovës./rajonipress/