Eko Higjiena

Futbollisti, Enis Xhemajli që sfidon topin e futbollit, është më shumë se një jetë

/ 5 minuta lexim

Në botën e futbollit gjithmonë ndodhin çudira të pabesueshme, por është e vërtet që loja e futbollit gjithmonë ka mposhtur pengesat e futbollistëve në jetën e përditshme, duke gjetur bashkëlojtar, duke krijuar karrierë futbollistike e duke arritur në majet e tyre.

Për futbollistin e FC Dritës 14 vjeqarin, Enis Xhemajli, loja e futbollit është më tepër se një jetë ta jetoshë, për Enisin futbolli është një jetë që nuk e ndërron as me diamantet e tërë botës.

Enisi është një nxënës i shkëlqyeshëm, nga shtatori do ti vijon mësimet në klasën e 9-të.
Me lojën e futbollit u dashurua që nga mosha gjashtë vjeçare, edhe pse shumë njerëz ishin skeptikë se nuk do t’ja arrinë, Enisi me shumë siguri po hap rrugëtimin prej një futbollisti shumë të talentuar.

Para 14 vitesh Enisi lindi me gjysmë krahu të majtë, por ai nuk ka humbur identitetin e tij, përkundrazi është vizionar dhe këmbëngulës në fushën e futbollit.

“Jam njeriu më i lumtur që në këtë moshë po luftojë paragjykimet e njerëzve, çdo njeri duhet të ketë planin e jetës, unë kam shoqëri të shkëlqyeshme dhe kam përkrahje nga bashkëlojtarët e mi, jam i lumtur që jam pjesë e futbollit dhe kam aspirata të mëdha, nuk do ti ndahem futbollit në asnjë moment dhe dua që karriera ime futbollistike të përfundon në klube të mëdha evropiane, jam shumë i bindur se këtë do ta realizoj”, thekson mesfushori i FC Dritës U15, Enis Xhemajli.

Futbollisti Enis Xhemajli edhe pse i takon shoqërisë me aftësi të kufizuara, ai këtë e mohon kategorisht.
“Çdo njeri e ka fatin e tij, unë kam identitetin tim, kam plane të jetës jam i etur për futboll, jam edhe kapiten i skuadrës dhe nuk dua lëmosh nga askush, fama e paraja njeriun nuk e bëjnë të lumtur në jetën time fjala “nuk mundem” nuk ekziston. Unë jam shumë krenar ashtu siç më ka falur perëndia dhe për askënd nuk kam kurrfarë paragjykimi ky është fati i jetës dhe jetën duhet shijuar në maksimum, unë kam zgjedhur futbollin i cili ma shëron çdo dhimbje që kam në trup”, thekson Enisi.

Fundamenti

Mesfushori e majtaku i FC Dritës, Enis Xhemaili, i cili shquhet me pasimet e tija milimetrike dhe vizionin që ka gjatë lojës, thekson se do të jetë e ardhmja e futbollit Kosovar.
“Mua dora aspak nuk më shkakton vështirësi, këtë talent për futboll ma ka falur zoti dhe unë do ta shfrytëzoj maksimalisht së bashku me trajnerët e mi që janë shumë të mirë dhe na përkrahin në forma të ndryshme për të arritur synimet gjatë karrierës sportive, një ditë të afërm do ta veshi fanellën e shtetit të Kosovës ku do ta prezantoj dhe do të kontribuoj për sukseset e shtetit tim”.

Enis Xhemajli ka një ëndërr që me shumë krenari shpreson ta realizon.
“Ëndrra ime është që pas karrierës futbollistike ta hapi një Fondacion për njerëzit me nevoja të veçanta për të mirën e sportit”.

Trajneri i FC Dritës U-15, Ardian Latifi, me shumë krenari thekson për talentin që ka Enisi.
“Enisi është i jashtëzakonshëm, është e pabesueshme me talentin që ka, Enisi ka vizion të lojës, ka shpejtësi dhe gjuajtje të fuqishme i ka të gjitha tiparet se Enisi do të ketë një karrierë të madhe futbollistike, edhe pse dorën e majtë e ka të hendikepuar për te kjo nuk paraqet aspak problem gjatë lojës së futbollit, unë si trajner jam i nderuar që në mesin tonë kemi një nxënës e futbollist çfarë është Enis Xhemajli”.

Prindi i Enisit, Hamdi Xhemajli, i cili punon në një kompani private e i cili mban familjen 6 anëtarshe, për jetën e djalit të tij thekson.
“Enisi ka lindur pa gjysmën e krahut të majtë, por ai asnjëherë nuk është ankuar dhe s`ka qenë asnjëherë i sëmurë sa i përket krahut dhe jetën e bën si çdo njeri, është nxënës i shkëlqyeshëm, pas futbollit çmendet dhe për këtë jam i lumtur që merret me futboll, por prindi është prind dhe dihet zemra e tij”.

Hamdiu tregon se cilat janë mundësit që Enisi së paku të ketë një protezë të dorës së majtë.
“Pa i mbushur 18 vite nuk mundet të bëhet asnjë intervenim, jam interesuar në shumë vende të botës bëhen proteza të tilla por më kualitative bëhen në Francë e cila kushton rreth 30.000 Euro, por kur të vije koha atëherë do të shqyrtohet kjo mundësi megjithëse për familjen time kjo shumë është e paarritshme”

Për talentin e madh të futbollit, Enis Xhemaili, i cili në këtë vit është shpallur futbollisti më i mirë në Anamoravë, dhe i cili ka plane të jetës së tij dhe është përqendruar në futboll, i cili është vizionar e këmbëngulës, i cili në jetën e tij asnjëherë fjala “nuk mundem” nuk ekziston, i cili është i lumtur që paraja e fama nuk e blejnë lumturin por vullneti e dëshira për futbollin do ta bëjnë të lumtur dhe krenar, qyteti i Gjilanit dhe klubi FC Drita duhet të jemi krenare për një futbollist siç është Enis Xhemaili, i cili po i mposhtë tabut në shoqërinë kosovare./rajonipress/