FIDANISHTJA

Talenti Elvis Bettulat sprovohet në Freiburg të Bundesligës Gjermane

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Gjilan – Talenti i futbollit me prejardhje nga Gjilani, Elvis Bettulat, i cili po bën karrierë të futbollistit në shtetin e Francës në skuadrën Ain Sud partnere e Olympique Lyon, është vërshuar nga shumë oferta të skuadrave të mëdha evropiane.

Futbollisti i cili edhe 2 muaj mbush 16 vjeç, i cili luan si qendërmbrojtës, me lojërat e tija tek skuadra e madhe Olympique Lyon, nuk kishte mbetur pa u vërejtur edhe nga Përzgjedhësi U17 i Kosovës, Besnik Kollari, i cili ishte ftuar ti mbroj ngjyrat e Kosovës, por qendërmbrojtësi ka mbrojtur edhe ngjyrat e Kombëtares së Shqipërisë U17 në fund të vitit të kaluar.

Eco Higjiena

Për talentin me prejardhje nga Gjilani, Elvis Bettulat, janë hapur shtigje të reja për karrierën e tij futbollistike, ai do të sprovohet tek skuadra e Freiburg e Gjermanisë nga 29 janari gjerë me 3 shkurt.
“Jam i nderuar por edhe jam i përgatitur mjaft mirë që të tregoj kualitetet e mija tek skuadra e Freiburgut në Gjermani, jam i bindur se do t’ja arrij qëllimin që ti bind udhëheqësit e klubit Gjerman që të jem pjesë e tyre pasiqë kam një përvojë mjaft të madhe në futbollin evropian, për të gjitha sukseset e mija do t`i kisha falënderuar trajnerët e mijë të cilët kanë bërë një punë tejet profesioniste si dhe babin tim Franck Bettulat, i cili më ka përcjell gjerë më tani çdo hap të karrierës sime”, ka bërë të ditur, talenti i madh i futbollit, Elvis Bettulat./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.