FITORJA

Talenti Dienit Isufi që synon majat e futbollit evropian

/ 3 minuta lexim
Uji Dea

Në radhët e FC Dritës tek grupmoshat U19 spikasin shumë talent të futbollit, njëri ndër ta është edhe talenti premtues 17 vjeqari, Dienit Isufi, i cili me hapa të shpejt po dëshmon se do të ketë një karrierë të suksesshme të futbollistit.

Isufi karrierën futbollistike e kishte filluar në moshën 9 vjeçare, ndërsa gjatë këtyre 10 viteve si futbollist aktivë po lë gjurmë në fushën e blertë të futbollit, duke dëshmuar se futbollit të Kosovës po i vjen një talent i madh.

“Futbolli është gjithçka për mua, jam i dashuruar në lojën e futbollit tani e 10 vite, asnjëherë nuk kam munguar asnjë minutë si në stërvitje poashtu edhe në betejat futbollistike. Së pari shfrytëzojë rastin t`i falënderoj të gjithë trajnerët që kanë punuar me mua, ndërsa një ditë shpresoj se mundin e trajnerëve do ta dëshmojë në ndeshjet futbollistike në ndonjë skuadër të madhe dhe në Kombëtaren e Kosovës”, ka bërë të ditur 17 vjeqari, Dienit Isufi.

Isufi përpos që është një futbollist shumë premtues ai është edhe mjaft i dashur tek bashkëlojtarët e tijë. Në pozitën që luan Isufi si mesfushorë pasimet dhe vizioni i lojës ka bërë që bashkëlojtarët e tij ta kenë më lehtë gjatë 90 minutave.
“Kujdesem që të mbaj ritmin e lojës dhe ti shërbej bashkëlojtarët e mijë me topa për të qenë më të rrezikshëm në portën kundërshtare, mendoj se ja arrijë këtë qëllim pasiqë edhe nga trajneri kam përkrahje për lojën të cilën e shfaqi në fushë”, thekson Isufi.

ARKATANA

Mesfushori i “bardhekaltërve” të Dritës U19, Dienit Isufi, i cili nga 17 paraqitje në stinorin vjeshtor ka shënuar një gol dhe ka bërë 7 asistime. Isufi ka një qëllim, dhe ai qëllim është që të jetë pjesë e Kombëtares së Kosovës U19.

“Po shpresoj dhe uroj që ndeshjet e mija të mira ti ketë përcjellur Përzgjedhësi i Kosovës në futboll U-19, Ramiz Krasniqi, do të isha i lumtur po të kisha një ftesë për të kontribuar për shtetin e Kosovës në futboll, por jam i bindur se Përzgjedhësi Krasniqi është duke e bërë një punë të mrekullueshme me U-19 duke arritur rezultate tejet të mira”.

Nuk ka dyshim se mesfushori i FC Drita, Dienit Isufi, është një talent i madh i futbollit duke shpresuar se shumë shpejt do ta kemi në ndonjë skuadër të madhe evropiane dhe në Përfaqësuesen e Kosovës për të na bërë krenarë me lojërat e tija./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.