Mobi Casa

Talenti Ari Dërmaku ardhmëri e futbollit të Dardanës e Kosovës

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Njëmbëdhjetë vjeçari Ari Dërmaku, i cili nga mosha 7 vjeçare u dashurua në lojën e futbollit, çdo ditë e më shumë po tregon kualitetet e tij të një talenti të madh të futbollit.

Dërmaku i cili kontributin e tij në fushë po e jep si mesfushorë në KF Dardana 10, duke dëshmuar se ka një ardhmëri të ndritur. “Jam i dashuruar në lojën e futbollit që nga mosha 7 vjeçare, hapat e parë i kam marrë në këtë mes futbollistik për çka jam shumë falënderua nga të gjithë njerzit që janë pjesë e KF Dardana-10”, thekson Dërmaku.

Mesfushorin Dërmakun i cili kontributin e tij po e jep në KF Dardana-10 e karakterizon teknika me top inteligjencën që e ka gjatë lojës por edhe shpirtin luftarak që e shfaqë gjatë ndeshjes. “Ari është një futbollist mjaft i talentuar, ai është pjesë e jona tani e 4 vite, ai çdo ditë e më shumë po na bind se kemi të bëjmë me një talent të madh të futbollit. Ari gjatë ndeshjes ka një kontrollim të mirë të topit, është luftarak e ka një inteligjencë të mire, të gjitha këto tipare e bëjnë një futbollist shumë kualitativ”, ka bërë të ditur trajneri i mirënjohur i KF Dardana10, Rasim Rahimi.

Uji Dea

Ari Dërmaku uron që një ditë të afërme ta bën krenar KF Dardanën e shtetin e Kosovës me paraqitjet e tija në fushën e blertë. “I jam mirënjohës trajnerëve të Dardana të cilët me dijen e tyre po na bëjnë edhe më të forte. Në mesin tonë kemi shoqëri të shkëlqyer me shumë futbollist cilësor e në veçanti kemi trajnerin Rasim Rahimin i cili po jep një kontribut të madh drejt arritjeve tona të formohemi si futbollist e ne në një ditë të afërme ti bëjmë krenar me paraqitjet tona”.

Talenti Ari Dërmaku ka premtuar se nuk do të ndalet në asnjë moment për ti arritur piramidat e futbollit vendor e evropian. KF Dardana 10 në mesin e saj përpos Ari Dërmakut ka edhe shumë talent tjerë që pritet së shpejti të tregojnë kualitetet e tyre./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.