Eko Higjiena

Talenti Altin Berisha nga Zvicra në Përfaqësuesen e Kosovës

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Gjilan – Njëri ndër talentët i cili ju ka bashkangjitur Përfaqësueses së Kosovës U19 në futboll, është 17 vjeqari Altin Berisha me prejardhje nga Gjilani, i cili karrierën e tij futbollistike me mjaft sukses është duke e zhvilluar në shtetin Helvetik në Zvicër.

Berisha i cili ka kaluar të gjitha kategoritë e futbollistit, me të drejtë shpresohet se do të ketë një karrierë të ndritur ne futbollin Zvicran, por do të jetë edhe një ardhje e madhe e futbollit Kosovar.

Talentin e tij e kanë vërejtur shumë njohës të futbollit, me lojërat e tija të mira ka bërë që edhe Përzgjedhësi i Kosovës U19, Ramiz Krasniqi, ta fton në radhët e Përfaqësueses së Kosovës, i cili gjatë dy ditëve në qytetin e Ferizajit në grumbullimin e U19 ka treguar shkathtësi dhe një talent të veçantë të futbollistit.
“I jam falënderues trajnerit Ramiz Krasniqit i cili më ka bërë ftesën të jem në Përfaqësuesen e Kosovës, gjatë dy ditëve të kaluara në mesin e bashkëlojtarëve dhe trajnerëve, jam ndier jashtëzakonisht mirë me punën profesionale që kanë treguar trajnerët me të gjithë futbollistët, çka është vërejtur se në mesin e kësaj Përfaqësuese ka shumë talent të mirë të futbollit”, shprehet me modesti Altin Berisha.

Uji Dea

Mesfushori Berisha i cili len një përshtypje të një futbollisti të pjekur, nuk e fsheh fshehtësinë dhe krenarin e tij me paraqitjen e tij në petkun e Kosovës.
“Është nder dhe krenari t`i mbrosh ngjyrat e shtetit të Kosovës, e kam ndier vetën shumë krenar t`i mbrosh ngjyrat e një vendi të familjes është krenari, në të ardhmen do ta jep më të mirën që di dhe mundem që ta bëj vetën dhe shtetin e Kosovës krenar në arenën ndërkombëtare, këtë e kemi obligim dhe traditë Kosovare që shteti duhet të mbrohet me nder”, thekson me emocione talenti Altin Berisha.

Përpos talentit Altin Berisha, shteti i Kosovës ka edhe shumë talent në diasporë ata duhet ftuar dhe nuk duhet ti harrojmë për të dhënë më të mirën e tyre./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.