ARKATANA

Talentët e Përfaqësueses U19 për tri ditë stërvisin në Prishtinë

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Futbollistët e Përfaqësueses së Kosovës U19, në stadiumin e 2 Korrikut në Prishtinë, për tri ditë do të jenë në grumbullimin e tyre për të shpalosur talentin e tyre.

Nën drejtimin e Përzgjedhësit, Ramiz Krasniqi, 25 futbollist si ata vendor dhe nga diaspora, sot kanë stërvitur ushtrime tekniko-taktike ndërsa siq ka potencuar vet, Përzgjedhësi Krasniqi, gjatë këtyre tri ditëve do të jetë edhe një ndeshje kontrolluese.

FIDANISHTJA

Në mesin e shumë futbollistëve dhe talenteve nga klubet e ndryshme evropiane dhe futbollistëve vendor të cilët treguan kualitete të larta në këtë grumbullim mjaft cilësor, në mesin e shumë talentëve ishte edhe Bleron Mulliqi 16 vjeçar me prejardhje nga rrethi i Pejës, i cili me shumë sukses po djersit fanellën e skuadrës Franceze, Thonon Evian FC.
“Jam shumë i lumtur që jam pjesë e Përfaqësueses së Kosovës në mesin e shumë talentëve, sot kemi stërvitur varianta të ndryshme të ndeshjes dhe për këtë jam shumë i kënaqur me punën e Përzgjedhësit Ramiz Krasniqi, i cili në mënyrë profesionale dhe edukative po na mundëson t`i përvetësojmë fshehësit e futbollit”, ka bërë të ditur 16 vjeqari Mulliqi.

Grumbullimi i Përfaqësueses do të mbahet gjerë me 9 Maj./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.