UBT

Talentët e Dritës, Yll Ibrahimi e Dienit Isufi debutojnë në ekipin e parë

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Gjilan – Dy talentët e FC Dritës, mbrojtësi i majtë, Yll Ibrahimi e mesfushori Dientit Isufi, gjatë do ta mbajnë në mend çerekfinalen e Kupës së Kosovës me Ulpianën, pasiqë në këtë ndeshje këta dy talent të futbollit kanë marrë besimin e trajnerit të tyre, Ardian Nuhiut, të zhvillojnë ndeshjen në 20 minutat e fundit të ndeshjes.

FC Drita me këta dy talent ka nënshkruar kontratë profesionale në fillim të stinorit pranveror, duke shpresuar se shumë shpejt këta dy talent do të dëshmohen me kualitetin e tyre në ndeshjet e ardhshme. Ibrahimi e Isufi njeherit ishin edhe futbollist të Përfaqësueses së Kosovës U-19. Yll Ibrahimi e Dionit Isufi, për paraqitjen e tyre zyrtare tek “bardhekaltërtit” ishte mjaft emocionuese.

Uji Dea

“E falënderoj trajnerin për besimin e dhënë, poashtu edhe bashkëlojtarët të cilët na frymëzuan duke na përkrahur gjatë tërë minutave të cilët ishim në fushë. Jemi të gatshëm që të japim më të mirën që dimë dhe mundemi për të mirën e klubit. Urojmë që me paraqitjet tona në të ardhmen t`i gëzojmë tifozët tanë “Intelektualët“.

Nuk ka dyshim se FC Drita në mesin e tyre ka dy futbollist të talentuar dhe cilësorë, të cilët në të ardhmen pritet që këta dy futbollist të shpërthejnë në klubin e tyre e në futbollin Kosovar./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.