GRANDEMALL

Taktika me koalicionin

/ 4 minuta lexim
GRANDEMALL

Nga Adrian Çollaku – Partia Demokratike e Kosovës këmbëngul edhe më tutje se nuk do ta ndërrojë partnerin e koalicionit qeverisës, Aleancën Kosova e Re të Behgjet Pacollit. Madje, pavarësisht se koalicioni aktual tashmë nuk i ka numrat e mjaftueshëm për të udhëhequr me ekzekutivin.

Zëvendëskryeministri Hajredin Kuçi të mërkurën, pas mbledhjes së ekzekutivit kosovar, tha se koalicioni aktual PDK- AKR do të funksionojë deri në mbajtjen e zgjedhjeve të reja.

Ndërkohë, pas Konventës së PDK-së, gjegjësisht pas distancimit të Jakup Krasniqit e Hydajet Hysenit dhe mungesës së Fatmir Limajt, koalicioni ka vetëm 56 deputetë, që sipas një matematike të thjeshtë, ky koalicion nuk i ka numrat dhe e ka vështirë i të funksionojë.

Megjithatë, zyrtarët e PDK-së duket se po dinë ta luajnë lojën politike shumë mirë.

Edhe pse Qeveria gjendet “buzë të greminës”, në mungesë të numrave, zyrtarët e saj me shumë elegancë dhe mjeshtri presionin po e bartin diku tjetër- te drejtuesit e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës. Ata në një formë a tjetër po ia bëjnë me dije AAK-së se nuk e kanë shumë për ngut ndërrimin e partnerit të koalicionit dhe po testojnë nëse partia e Ramush Haradinajt është e gatshme që të lëshojë pe në kërkesën e tyre të kamotshme- postin e kryeministrit.

Hidromorava

Pas këtyre deklaratave të zyrtarëve të PDK-së, drejtuesve të AAK-së u mbetet që ta thonë fjalën e tyre dhe të bëhen shumë më seriozë. Të jenë të prerë në qëndrimet e tyre. Sidomos tani që pozicioni i tyre politik është shumë i favorshëm. “Tkurrja” e numrit të deputetëve të koalicionit qeverisës, ia ka dhënë AAK-së mundësinë që tërë situatën ta ketë në dorë. Madje, edhe rrëzimin eventual të kësaj qeverisjeje.

Megjithatë, duket se jo vetëm AAK-ja, por as Lidhja Demokratike e Kosovës, si partia më e madhe opozitare në vend, nuk janë ende të gatshme që të shkojnë në zgjedhje të reja. Lëvizja Vetëvendosje, në anën tjetër, e vetme pa mbështetjen tjetër të opozitës nuk po mund të bëjë asgjë.

Loja politike e PDK-së me çështjen e koalicionit, gjithashtu po arrin që të lërë nën hije shumë çështje të ndjeshme për vendin. Një prej tyre, edhe Fondi për Veriun, i cili fond nuk do mend se do t’i japë autonomi asaj pjese të vendit. Krijimi i një fondi të tillë, i cili të gjitha mjetet e grumbulluara do t’ua dedikojë serbëve, legalizon në një formë a tjetër autonominë për serbët e veriut, pavarësisht deklaratave të zyrtarëve të Qeverisë së Kosovës, se kjo është diçka madje shumë pozitive për vendin.

Opozita, përjashto lëvizjen Vetëvendosje, është shumë e heshtur rreth kësaj çështjeje. Madje, partia e Ramush Haradinajt, në dorën e së cilës sot është edhe e tërë qeverisja e vendit, e vlerëson si shumë të suksesshëm arritjen e marrëveshjes në Bruksel për krijimin e këtij Fondi për veriun e vendit.

Nëse AAK-ja dhe LDK-ja nuk janë më të qarta në qëndrimet dhe në objektivat e tyre politike, PDK-ja do të vazhdojë mënyrën e saj të qeverisjes edhe për shumë kohë. E papenguar nga askush. Kur s’ka kush, i qoftë për hair. Me opozitë të këtillë, pse jo, do të kërkojë edhe mandatin tjetër.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.