United Hospital

Taksistët në Preshevë i kërkojnë refugjatëve deri në 1.000 euro!

/ 2 minuta lexim
HW

Sipas organizatave humanitare për çdo ditë nga Siria, Afganistani dhe Iraku, përmes Greqisë dhe Maqedonisë në Preshevë mbërrijnë rreth një mijë refugjatë. Edhe matej numri më i madh vazhdon të jenë gratë, fëmijët dhe meshkujt e rinj.

Në Kryqin e Kuq në Preshevë, që distribuon ndihmat në ushqim, veshmbathje, në koordinim me Komisariatin për refugjatë UNHCR, theksojnë se gjatë ditës së djeshme kanë ndarë më shumë se 500 paketa me ushqim.

“Emigrantëve i janë ndarë mantela shiu, veshmbathje e thatë dhe këpucë, pas që nata është gjithnjë më e ftoftë, ndërsa ditëve të fundit shiu ka shkaktuar probleme”, ka thënë për gazetën “Danas”, Amet Halimi nga Kryqi i Kuq lokal.

Refugjatët, pas regjistrimit në tre punktet policore në Qendrën për pranim në Preshevë, me harxhimet e tyre transportohen drejt Beogradit, Horgoshit (në kufi me Hungarinë) dhe Shid (në kufi me Kroacinë), prej nga vazhdojnë rrugën në drejtim të vendeve të BE-së.

HW

Sipas këtij mediumi, në Qendrën për pranim në Preshevë edhe matej vazhdon “lufta e heshtur” në mes të taksive të cilët “garojnë” me dëshirën që për një shumë të konsiderueshme të bartin refugjatët, më së shpeshti drejt Shid-it.

Çmimet sillen prej 800 deri në 1.000 euro për këtë rrugëtim. Transporti me autobusë është më i lirë dhe kushton nga 30 deri në 50 euro për në Shid, mirëpo është më i ngadalshëm, kurse emigrantët, marrë parasysh situatën aktuale në kufirin shtetëror në Horgosh dhe Shid, i nxitohet shumë.

Është i dukshëm një nervozizëm, pasi emigrantët kanë një komunikim mes tyre dhe kështu marrin informacione nga shokët dhe familjarët mbi situatën në rrugën drejt Kroacisë dhe Hungarisë.

Tashmë është e qartë se një numër më i vogël i emigrantëve dëshiron të marrë rrugën drejt Beogradit. /Titulli.com/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.