Mobi Casa

Taksistët në mbështetje të Halitit

/ 1 minutë lexim
RCCOLA

Viti – Në lokalet e restaurant” Te Lisi” Sokol Haliti, kandidat i degës së LDK-së për kryetar të Komunës së Vitisë, bashkëbisedoi me taksistët e komunës së Vitisë, të cilët kërkuan nga ai që pas fitores së tij të merret direkt me problemin e madh që kanë ata me parking.

Kemi probleme thanë ata edhe me linjën Viti – Gjilan, ku ne nuk kemi të drejtë të ndalemi në Gjilan, kurse ata në Viti e kanë këtë të drejtë. Poashtu kemi probleme edhe me linjën për Ferizaj.

Mobi Casa

Haliti u tha atyre se me ardhjen e tij, parkingu i tyre do të rregullohet me vendim të tij dhe se do të involvohet direkt ne problemet e tyre.

Ata shprehën mbështetje te fuqishme për Halitin sepse siç thanë ata, reflekton besueshmëri dhe sinqeritet dhe se me votën e 3 nëntorit qe do të jetë për të dhe LDK-ne do të ndihmojnë që kjo kërkesë të bëhet realitet./rajonipress/